• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Turizmi, sa do “lëkundet” nga tërmeti?!

21 Dhjetor, 2019
in EKONOMI, FOKUS, ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ndikimi i tërmetit të 26 nëntorit në turizëm nga sektori i hotelerisë është konsideruar i pashmangshëm. Efekti i menjëhershëm i tij është ndjerë tek anulimet e rezervimeve për festat e fundvitit. Por operatorët turistikë shprehen optimistë për të ardhmen. Ata vlerësojnë se sezoni turistik veror 2020 është ende larg dhe për fat të mirë Shqipëria ka kohë të rikuperojë imazhin e saj edhe pse kjo përbën një sfidë më vete. Agjencitë e huaja që kanë marrëdhënie me partnerët shqiptarë për turizmin e organizuar kanë kërkuar akt-konstatimet mbi sigurinë e hoteleve, teksa rezervimet e polakëve dhe nordikëve aktualisht janë në nivelet 30 për qind. Por cilat janë pritshmëritë reale për një rritje të sektorit në vitin që vjen?

Nga Nertila Maho

Është ende herët për të folur për verën e vitit 2020, por strukturat e hotelerisë në zonën e Durrësit, ku është përqendruar kryesisht turizmi i organizuar, kanë ndjerë efektin që la pas tërmeti i 26 nëntorit tek rezervimet e fund vitit. Zakonisht në këtë zonë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri ka pasur numër të shumtë turistësh, kryesisht nga vendet e rajonit që zgjidhnin qytetin bregdetar për të festuar.

Këtë vit është ndryshe. Ariol Haxhillari, Menaxher i Përgjithshëm në FAFA Groups Hotels, konfirmon se të parët që kanë anuluar kanë qenë bullgarët. Gjysma e tyre pas lajmit për tërmetin vendosën të mos vinin më në Shqipëri. Pjesa tjetër e tyre kanë vijuar me programin. Një efekt të përgjithshëm tërmeti pritet që ta lërë në gjithë sezonin 2020, sipas Haxhillarit edhe pse kjo parashikohet të jetë e lehtë.

“Besoj që do të ketë ndonjë rënie të vogël, si efekt i tërmetit të 26 nëntorit pavarësisht se strukturat e hotelerisë janë të forta dhe ky tashmë është fakt. Të gjitha agjencitë që ne kemi bashkëpunim për turizmin e organizuar, nordikë, polakë apo edhe të tjerë, janë interesuar për gjendjen. Ajo që ne vëmë re është një ndikim i parë i tërmetit në rezervimet e këtij viti dhe që lidhen me festat e fundvitit. Kishim një grup të madh bullgarësh dhe të paktën gjysma e tyre e kanë anuluar. Lidhur me strukturën e hoteleve mund të themi se jemi në rregull dhe nuk kemi pasur dëmtime. Aktualisht po bashkëpunojmë me Ministrinë e Turizmit për të strehuar një pjesë të atyre, që kanë mbetur të pastrehe nga kjo fatkeqësi. Ne si FAFA kemi rreth 500 të pastrehë në ambientet e hoteleve tona. Po kështu ne vëmë re se ka një tkurrje të kërkesës nga Maqedonia dhe Kosova, që janë tregje më afër nesh dhe kam një përshtypje që dhe atyre do t’iu duhet pak kohë që t’iu kalojë ndjenja e frikës pas asaj që kanë parë dhe të nisin të frekuentojnë sërish Durrësin” sqaron Haxhillari.

Nga ana tjetër, lidhur me të pastrehët, që janë në hotelet e grupit FAFA, ai nënvizon se kanë lënë si afat maksimal për të qëndruar aty deri në 31 mars, duke pritur që deri në atë kohë të jetë dhënë një zgjidhje e përshtatshme nga strukturat shtetërore.

“Ky është afati maksimal që ne kemi lënë sepse më pas na duhet koha jonë që të bëjmë gati ambientet e hotelit për turistët me të cilët kemi kontrata. Duhet që të fillojmë lyerjen dhe rregullimet e vogla. Të parët që vijnë janë nordikët dhe polakët pothuajse në të njëjtën kohë dhe më pas vijon me pjesën tjetër” sqaron ai.

Lidhur me vitin 2019, ai nënvizon se mund të cilësohet si një vit i mirë dhe i suksesshëm për sektorin e turizmit.

“Duke hequr pjesën e fillimit të sezonit që pati problemet e veta me protesta dhe situatën e rënduar politike pjesa tjetër e vitit ka qenë shumë e mirë. Këtë vit shumë pozitiv ka qenë edhe muaji tetor gjatë të cilit kemi pasur turistë çka shënon edhe një zgjatje të re të sezonit turistik veror për Shqipërinë” shprehet Haxhillari.

Rigjallërohet Durrësi, por frika mbetet

Të paktën dy javët e para të post-tërmetit kanë lënë Durrësin të shkretuar, jo vetëm nga turistët, por së pari nga banorët. Edhe ata që nuk kishin dëme në shtëpi u zhvendosën, ose në Jug të vendit, apo edhe përtej në Kosovë. Por sikurse ndodh në të tilla raste në një moment të gjithë duhet t’i kthehen normalitetit dhe duket se kjo po ndodh edhe me Durrësin. Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i Royal Hotel, tregon për Monitor se tashmë situata po normalizohet.

“Në hotel nuk kemi pasur dëme fatmirësisht por efekti i tërmetit është reflektuar si kudo në zonën e prekur tek anulimet. Në dy javët e para ka pasur anulime si për rezervimet nga Booking edhe ato në forma të tjera dhe kjo ishte e pritshme. Gjithsesi prej dy ditësh, duke filluar që nga data 12 duket se ka një rifillim të lëvizjes normale. Ne presim që tërmeti të ketë një lloj efekti tek rezervimet e fundvitit së pari. Mund të them që kishim të paktën 100 dhoma të rezervuara nga një grup bullgar dhe 30 për qind e tyre janë anuluar, ndërkohë që pjesa tjetër kanë vijuar me rezervimin, që kanë bërë. Një farë ndikimi në këtë lloj normalizimi e ka dhënë edhe pastrimi i ambienteve nga post-tërmeti ku janë hequr objektet e prishura. Nga ana e agjencive na janë kërkuar verifikime për strukturat, pasi duan të jenë të sigurt që hotelet janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë probleme” shprehet Norja.

Sipas tij atmosfera e festave në fundvit ndoshta do të shërbejë pozitivisht për të amplifikuar efektin negativ të tërmetit ndërkohë që duhet të ketë një ndërgjegjësim qoftë nga mediat apo qeveria për t’i dhënë më shumë hapësirë promovimit të vendit dhe aspektit turistik të tij.

“Nuk është e këndshme që të jepen përditë pamje të godinave të shkatërruara që përçojnë deri diku një ndjesi negative. Ndoshta duhet të ketë një qasje të re tani që ka kaluar kjo valë e parë e situatës për të promovuar Shqipërinë turistike, pasi dhe për të huajt kjo pjesë ngjall edhe interes, në këtë formë i shërbejmë edhe ekonomisë” shprehet Norja. Ai parashikon që viti 2020 të jetë i mirë dhe vazhdim i atij aktual, që konsiderohet pozitiv. “Në eksperiencën time 15 vjeçare, 2019-a është viti më i mirë i turizmit në disa tipare që ka shfaqur që lidhen sidomos me zgjatjen e sezonit dhe zënien e hoteleve. Ne kemi mbyllur tetorin me një zënie 70 për qind që nuk ka ndodhur asnjëherë, ndërkohë që në maj e kemi nisur me zënie 80 për qind. Në muajt qershor, korrik, gusht, shtator okupanca ka qenë 99 për qind” shprehet Norja. Ai nënvizon se protestat dhe situata politike kanë pasur një efekt të vogël në mënyrën sesi nisi sezoni i vitit 2019 dhe kjo kryesisht tek turistët e rajonit, Kosovë dhe Maqedoni.

Investimet në hotele arrijnë mbi 100 milionë euro, rritet interesi

Sektori i turizmit është theksuar vazhdimisht si një motor kryesor në rritjen ekonomike dhe nxitja e tij përmes paketave të dedikuara duket se ka kulmuar në vitin 2019 me një vlerë investimesh mbi 100 milionë euro, dukshëm në rritje nga vitet e mëparshme. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se lejet e dhëna për hotele apo ndërtesa të ngjashme kapin vlerën 12,7 miliardë lekë. Kjo vjen në kushtet kur në vitin 2018 falë një pakete të dedikuar për ‘brand name’ qeveria vendosi që të lehtësonte procedurat dhe aspektin fiskal për investitorët që kishin një vlerë të caktuar investimi. Por cilat ishin lehtësitë që duket se po japin edhe boom-in tek lehjet e dhëna.

Së pari marrja e tokës shtetërore me 1 euro për 99 vjet. Kur toka nuk është shtetërore por private shteti ndërhyn për ta “shpronësuar” atë përmes ligjit të investimit me interes publik duke i hapur rrugë investitorit ndërkohë që përballja ligjore me pronarët bëhet nga qeveria.

Së dyti lehtësim i procedurave çka do të thotë se institucionet e përfshira në zinxhir e shohin me prioritet plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Së treti aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së, përkatësisht në 6%, për furnizimin e shërbimeve të ofruara brenda strukturave akomoduese, hotel me 5 yje, status special.

Po kështu kemi zerimin e taksës së infrastrukturës, zerimin e taksës së pronës zerimin e taksës së fitimit për 10 vjetët e parë fiskalë të të gjitha strukturave akomoduese, hoteleve me 4 apo 5 yje status special. Statusi special mund të merret vetëm nëse investimi në hotelet me 4 yje është 8 milionë euro kurse për ata me 5 yje mbi 15 milionë euro. Tek lehtësitë që vijnë me statusin strategjik qeveria gjithashtu detyrohet t’i garantojë investitorit mbështetje për infrastrukturën rrugore, energjinë, ujërat e zeza dhe ujërat e pastra deri në kufijtë e investimit.

Por edhe statusi “strategjik” ndahet në dy kategori e cila lidhet edhe në këtë rast me vlerën e investimit. Sipas ligjit të investimeve strategjike, “Për sektorin turizëm (struktura turistike) kur investimi është i barabartë ose më i madh se 5 pesë milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 80 vende të reja pune, investitorët/projektet përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar. Kur investimi është barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, investitorët përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. -Monitor

Related- Posts

EKONOMI

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.