Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Xi Jinping, u ka përcjellë urime dhe përshëndetje të sinqerta në emër të Komitetit Qendror të PKK-së fermerëve dhe punonjësve të bujqësisë dhe çështjeve rurale në prag të Festës së tetë të Korrjeve të Fermerëve Kinezë.
Xi, gjithashtu president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi përpjekjet për të ndërtuar një fshat të bukur e harmonik, ku njerëzit të dëshirojnë të jetojnë e të punojnë, duke marshuar së bashku drejt një të ardhmeje të ndritur të modernizimit kinez. (Xu Guang)./cgtn





























































