Ndërsa publiku në Tajvan po e vlerëson gjerësisht funksionin e saponisur të numërimit mbrapsht të dritës së semaforëve të “Amap”-it, autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) kanë kërcënuar të ndalojnë aplikacionin e navigimit të pjesës kontinentale, për të ashtuquajturat shqetësime sigurie. Është absurde dhe qesharake të ndalohet apo bllokohet teknologjia dhe produktet e pjesës kontinentale vetëm sepse ato janë efektive e popullore, tha Chen Binhua, zëdhënës për Zyrën e Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, në një konferencë shtypi të mërkurën.
Kohët e fundit, aplikacioni i navigimit i pjesës kontinentale “Amap” zhvilloi funksionin e numërimit mbrapsht të dritës së semaforëve në Tajvan, me një kohë navigimi thuajse pa gabime që është vlerësuar lart nga banorët vendorë për lehtësinë dhe efektshmërinë e lartë të saj. Megjithatë, autoritetet e DPP-së pretenduan që, në qoftë se rreziqet e mundshme të sigurisë konfirmohen, ato do të urdhërojnë organet e pushtetit vendor të pezullojnë përdorimin e aplikacionit dhe do ta këshillojnë edhe publikun ta bëjë një gjë të tillë.
Veprime të tilla janë jopopullore dhe do të dështojnë, tha Chen.
Pjesa kontinentale e Kinës ka teknologji digjitale kryesore botërore të rilevimit, navigimit dhe shërbimeve bazuar në vendndodhje, me shumë aplikacione të tilla të përdorura gjerësisht në pjesën kontinentale dhe në shumë vende e rajone për vite me radhë. Këto shërbime teknologjike përmbushin nevojat e përditshme të njerëzve, shkurtojnë kohën e udhëtimit dhe pasurojnë jetën e përditshme, duke mishëruar vlerën e përparimit teknologjik në të mirë të njerëzimit, tha Chen.
Në vitin 2022, platformat e hartave të pjesës kontinentale, duke përfshirë “Baidu Maps” dhe “Amap”, ofruan shërbime të sakta hartografie në nivel rruge nëpër qytetet dhe kontetë vendore, me përditësime në kohë reale mbi semaforët dhe kushtet e trafikut të rrugëve. Në qershor 2025, “Amap” nisi navigimin në nivel korsish në rajon, duke ofruar udhëzime të sakta për çdo korsi dhe statusin e sinjaleve të trafikut.
Media vendore, si “TVBS News” ka raportuar për saktësinë e lartë të “Amap”-it. Duke përmendur përdoruesit vendorë, ajo njoftoi se aplikacioni mund të shënojë qartë ndërtesat dhe emrat e rrugëve, të kujtojë drejtuesit e automjeteve për kushtet e rrugëve, e madje edhe të japë paralajmërime në kohë nëse ka fëmijë në rrugë.
Përveç “Amap”-it, pjesa kontinentale ka gjithashtu shumë teknologji të tjera të fjalës së fundit dhe produkte inovative me cilësi të lartë, vuri në dukje Chen, duke shtuar që “banorët në të dy brigjet e Ngushticës së Tajvanit janë një familje e madhe e ne jemi të gatshëm t’i lëmë bashkatdhetarët e Tajvanit të jenë të parët që përfitojnë prej këtyre arritjeve teknologjike.”
Sipas zëdhënësit, duke u përpjekur për synimin separatist të “pavarasisë së Tajvanit”, autoritetet e DPP-së i janë kundërvënë pjesës kontinentale deri në pikën e të qenit antiintelektuale dhe kundër teknologjisë./cgtn



























































