• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

“Zemërim epik” apo “gabim epik”? Dalja e ShBA-ve nga lufta me Iranin është e paevitueshme. Dëmet shumë të mëdha, pasojat afatgjatë

15 Mars, 2026
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news[i]

Qysh në ditët e para të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit të filluar me 28 shkurt u bë e qartë se operacioni luftarak nuk po ecte sipas planit të menduar ose më mirë të themi, strategjisë. Edhe përkundër likujdimit të 50 zyrtarëve të lartë shtetërorë me në krye personalisht Ali Khamenein që në ditën e parë të luftës e cila paralajmëronte për një thyerje ndoshta të shpejtë të regjimit në Teheran, kjo nuk ndodhi. Diçka shkoi keq në mënyrë të tmerrshme.

Për më shumë! Edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve dhe ushtarakëve më të lartë amerikanë dhe izarelitë, pra së gjithash të Donald Trumpit mbi fitoren pothuajse të sigurtë, shumë shpejt u bë e qartë se gjërat nuk po ecin në drejtimin e planifikuar dhe kërcënohej humbja e kontrollit. Sepse, parë në këndvështrimin ushtartak dhe çfarëdolloji tjetër, në mes të sulmeve ajrore nga më të pamëshirshmet të vendit më të fuqishëm të botës, Irani i shkatërruar shumë shpejt e konsoldoi pushtetin dhe vendosi koordinimin në marrjen e vendimeve politike dhe lëvizjeve praktike ushtarake.

Shumë shpejt nisën edhe përgjigjet e fuqishme luftarake nëpër shënjestrat amerikane dhe izraleite në rajon, gjatë të cilave fokusi i sulmeve, në mëyrë krejt të pritshme, nuk është përqëndruar, sëpaau deri tani, vetëm në shënjestrat izraelite, por edhe kundër infrastrukturës ushtarake dhe civile amerikane në tërë rajonin e Lindjes së Afërme. Në këtë kuptim, kësaj here taktika iraniane i befasoi të gjithë: ShBA-të, Izraelin dhe mbarë botën.

Teherani vendosi për të paimagjinueshmen

Teherani, për hir të së vërtetës, vlerësoi me të drejtë se çelësi i ndalimit të luftës është në duart e Uashingtonit dhe jo Tel Avivit dhe për këtë vendosi për të paimagjinueshmen: për sulme shkatrrimtare kudnër bazave ushtarake amerikane, gjë që përbën një precedent historik, po të merret në konsideratë numuri i bazave të sulmuara dhe pasojat e sulmeve. The New York Times publikoi pamje satelitore mbi sulmet e kryera madje deri në 17 baza ushtarake dhe pasojat nga këto sulme. Për shkak të strategjisë iraniane State Departmenti për herë të parë në histori ishte i detyruar të bëjë thirrje për evuakuimin e të gjithë qytertave amerikanë nga 25 vendet e rajonit, dhe deri tani nga rajoni i Lindjes së Afërme janë larguar rreth 20 mijë syresh.

Përveç sulmeve kundër shënjestrave amerikane Teherani paralelisht u fokusua edhe në sulme kundër infrastrukturës energjetike të Gjirit Persik, dhe merret me mend, vendimi mbi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit ishte më i rëndësishmi dhe më largpamësi për nga pasojat. Kjo solli rrijen e menjëhershme të çmimit të naftës në tregun botëror gjë për të cilën ShBA-të dje ishin të detyruar të pezullojnë përkohësisht sanksionet e tyre kundër naftës ruse dhe të lejojnë shtetet t’a blajne atë. Dhe kjo erdhi mbasiqë, për shkak të gjendjes kitike që kërcënonte Indinë lidhur me rezervat e saj të naftës, të cilat ishin të mjaftueshme vetëm pëer 25 ditë, ishte i detyruar të hiqte ndalimin për Nju Delhin për të blerë naftë ruse.

Kërcim  i madh i çmimit të naftës ruse, India dhe BE-ja

Çmimi i naftës ruse Urals në dy javët e para kërceu me 1,7 herë më shtrenjtë dhe u bë i njëjtë me llojet referente botërore. Nuk është nevoja të theksojmë se nafta ruse tani shitet me çmimin e tregut, sepse kohë për lojëra me kufizimin e çmimeve për eksportin e saj tashmë nuk ka. Megjithëse në samitin virtual G7 të së mërkurës, në të cilin Trumpi tha se Irani “së shpejti do të dorëzohet”, antarët europianë shprehën kundërshtim me vendimin e  tij mbi heqjen e sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse, ai ishte i pathyeshëm. Por ashtu edhe ministri i tij i financave Scott Bessent, i njohur për qëndrimin e tij në përgjithësi antirus. Qëndrimi i të fuqishmëve të Europës në shikim të parë një budallallëk para së gjithash duke patur parasysh se kriza energjetike mbi Europën e varfër me naftë është në zhvillim e sipër, por është e qartë se pas kundërshtimit të tyre qëndron mbrojtja e politikave të tyre – dhe para së gjithash të asaj mbi ndalimin  e plotë të BE-së për eksport të naftës ruse që nga viti 2022 dhe nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë.

Për mua personalisht kurrë nuk ka qënë e qartë një lëvizje e tillë e cila justifikohej me besimin se do të përshpejtonte thyerjen ekonomike të Rusisë dhe me këtë edhe të vetë Putinit, pa u bërë pararakisht analiza dhe konsiderata për pasojat e mundshme edhe për vetë BE-në. Këtë e them sepse Rusia është shumë mirë e vetëdijshme se Europa me të gjithë kapacitetet e saj lufton kundër saj në fushëbetejat e Urkainës (përveçse me ushtritë zyrtare) e asaj edhe përkundër kësaj i shet gaz të lëngshëm dhe naftë (këtë të dytën atyre që dëshirojnë). Domethënë u’a shet edhe pse e di se kjo do të ndihmojë armiqtë e saj, por gjithashtu e di se ndihmon edhe buxhetin rus. Diçka të ngjashme me siguri mund t’a bënte edhe Brukseli: të vazhdonte, sëpaku në sasi të zvogluara, të blinte naftë ruse në mënyrë që të mbante në këmbë sigurinë ekonomike dhe prodhimin industrial ndërsa në fakt nuk siguron as të ardhmen e saj energjetike, domethënë të ardhmen. Por kjo gjithsesi është temë tjetër, dhe ne po i kthehemi luftës me Iranin.

Paradoks: Irani tani nuk dëshiron të ndalë luftën

E gjitha kjo me heqjen e sanksioneve energjtike për Rusinë dhe barierat tregtare me Indinë vetëm flet për atë se sa problem i madh është për Trumpin zhvillimi i aventurës luftarake kundër Iranit. Dhe mund të bëhet akoma më i madh duke patur parasysh tekstin më të fundit të medias amerikane Axios. Është fjala për një paradoks të vërtetë. Sepse, Teherani deklaroi dje se Irani nuk do ti ndalë operacionet e tij luftarake në Lindjen e Afërme, madje edhe nëse ShBA-të do të shpallin fundin e luftës, derisa të marrë garanci të forta dhe afatgjata se nuk do të ketë më kësi sulmesh kundër tij në të ardhmen.

Për më shumë, dje Teherani bëri me dije gjoja fjalët e ajatollahut të ri Mojtaba Hameneit (them gjoja, sepse ai nuk shfaqet në publik qëkur është zgjedhur, ndërsa Izraeli deklaron se është vrarë, ndërsa MPJ e Iranit pranon se është i plagosur) se lufta do të vazhdojë deri në dëbimin e forcave amerikane nga rajoni, dhe se Teherani madje mendon, sipas nevojës, edhe hapjen e një fronti të ri në Lindjen e Afërme, atje ku armiqtë iranianë janë më pak të gatshëm.

Natyrisht është fjala për shfrytëzimine  ornaizatave proxy iraniane në rajon të cilat nuk mungojnë – nga Hezbollahu libanez nëpërmjet forcave irakene shiite proiraniane, deri në Jemen në Jugperëndim të gadishullit Arabik. Shiitë janë mbi 60 përqind të popullsisë në Jemen (atje është vendosur baza e madhe amerikane e cila ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet iraniane si dhe selia e Flotës së Pestë të saj), mëgjithëse në këtë monarki është në pushtet dinastia sunite nën përkujdesjen e Arabisë Saudite.

Por jo vetëm kjo! Pas sulmit të para pak kohëve të Izraelit kundër bankës në Teheran nëpërmjet së cilës paguhen pagat e Gardës revolucionare islamike, Irani në këmbim deklaron se shpall si shënjestra legjitime jo vetëm bankat e lidhura me Izraelin dhe ShBA-të në rajon, por edhe të gjithë data centrat në monarkitë e pasura arabe në pronësi të divëve amerikanë multinaciionalë IT të cilët kanë nisur projekte shumë të mëdha për zhvillimin e IA për gjeneratat e ardhshme. Pra, nuk janë më në rrezik vetëm bazat ushtarake dhe ushtarët, apo edhe infrastruktura e naftës, por edhe punonjësit e thjeshtë, inxhinjerët, menaxherët – me fjalë të tjera biznesi dhe biznesmenët kësisoj pritet që zyrat e tyre të shndërrohen në bunkerë dhe ata të tulaten në to me kallashnjikovë në dorë. Kjo luftë gjithnjë e më shpejt po merr përmasa të papritura, pasojat e së cilës, nëse nuk përfundon shpejt – do të ndjehen për vite të tëra, madje edhe dekada, dhe këto në përmasa globale.

Dikush është fajtor për këtë gjendje

Mendoj se fajtori kryesor për atë që “shkoi keq” (gjë e cila është vënë në hyrje të tekstit si pyetje) është besimi i Trumpit se, mbas asaj që tregoi në Venezuelë dhe paraprakisht edhe një goditjen e vjetshme njëditore kundër sistemve iraniane bërthamore, por edhe pas mundësisë së treguar faktikisht mbi kontrollin e eksportit të naftës ruse – ai mund të bëjë në këtë botë çfarë t’i dojë qejfi. Për këtë të gjithë duhet t’i përulen, mund edhe t’i bien në gjunjë, e ata që nuk e duan një gjë të tillë, sëpaku të bëjnë mënjanë.

Irani është i vetmi që e ngatërroi këtë punë, domethënë vlerësimin tërësisht realist të Trumpit të bazuar në faktin mbi frikën dhe apatinë mes liderve botërorë, e sëbashku me këtë edhe urrejtja tashmë e pafshehur e tij ndaj Iranit e cila ka kaluar në iracionalitet, gjë që shihet nga deklaratat e tij të cilat janë, për të folur butë- tërësisht të pashembullta për cilindo lider botëror e lëre më pas atë që këmbëngul të imponohet si paqebërës global, i cili meriton çmimin “Nobël” për paqe.

Si argument në favor të pohimit se fajtor është vetëbesimi i Trumpit në mbifuqinë e tij – pothuajse “misionin e Zotit” (kujtojmë skenat nga Shtëpia e Bardhë me lutjen e pastorit evangjelist mbi Trumpin), mund të sjell në kujtesë se ai injoroi edhe thirrjet për kujdesin e nevojshëm dhe mosndërmarrjen e një lufte të rrezikshme me Iranin të cilat i erdhën nga qarku i këshilltarëve të ngushtë, madje edhe nga ana e Komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, i cili, natyrisht, kur nisi lufta – i’u kthye me vendosmëri realizimin të strategjisë së planifikuar.

Trumpi vlerësoi se nuk ka vend për shqetësim, sepse pushteti në Teheran do të tmerrohet nga intensiteti i sulmeve ajrore, ndërsa populli do të inkurajohet për të dalë përsëri nëpër rrugë dhe të ndryshojë përfundimisht pushtetin e urryer. Gjithçka ndodhi pikërisht sipas skenarit të kundërt, në të cilin populli vërtetë doli nëpër rrugë plot me zemërim por tashmë ndaj ShBA-ve dhe Izraelit – duke deklaruar se ata nuk kanë synim ndryshimin e pushtetit politik, por asgjësimin e Iranit si shtet. Mbi këtë këtyre ditëve kanë shkruar Financiat Times dhe The New York Times. Këto media shkruajnë se sulmet amerikano-izraelite kundër trashëgimisë kulturore mijëvjeçare iraniane nën mbrojtjen e UNESCO-s i kanë zemëruar iranianët.

Trump shkeli doktrinën e tij mbi luftërat e fuqishme, të shkurtëra dhe të lira

Natyrisht, kjo puna me këtë luftë është ende larg përfundimit, dhe nga ana tjetër të mos harrojmë, se ende nuk kanë kaluar katër javët aq sa Trumpi e ka përcaktuar si afat për kryerjen e kësaj pune. Por sidoqë të përfundojë kjo histori do të ketë pasoja të stërmëdha dhe të rënda jo vetëm për Iranin dhe Lindjen e Afërme, por edhe për tërë botën, përfshirë edhe vetë ShBA-të. Përveç atyre ekonomike, ose më mirë të themi tregtare dhe financiare, ato do të jenë të mëdha edhe në sferën e gjeopolitikës globale. Por këtë do të kemi kohë të flasim kur të vinë në rendin e ditës.

Ajo që tani mund të thuhet me siguri është se Trumpi, me dinamikën dhe zhvillimin e  ngjarjeve de facto qës tani ka “përdhosur” doktrinën e tij, të cilën administrata e tij edhe zyrtarisht e ka quajtur “Doktrina Trump” në përputhje me strategjinë e sigurisë kombëtare të miratuar para pak kohësh. Sipas saj, ShBA-të nuk do të shkatërrojnë  më regjimet huaja dhe nuk do të hyjnë në luftara afatgjatë, të shtrenjta dhe cfilitëse në të cilat vriten ushtarët amerikanë. Në vend të kësaj, sikurse thuhet në doktrinën e re, duke patur parasysh superioritetin ushtarak amerikan do të realizohen sulme kirurgjikishtë të sakta ajrore kundër shteteve të pabindura, të cilët, sipas nevojës, do të përsëriten sa herë të nevojitet për të arritur qëllimin përfundimtar.

Me eurinë e deritanishme të luftës Trumpi të gjitha këto i ka hedhur në ujë – natyrisht, jo me qëllim, por për shkak të vlerësimeve të gabuara:

  • Lufta që tani për ShBA-të është jashtëzakonisht e shtrenjtë (numura zyrtarë nga ana e administratës deri tani nuk ka, por hamendësimet e analistëve sillen në 5-15 miliardë dollarë), ndërsa burimet luftarake amerikane po shterojnë me shpejtësi rezervat e raketave të shtrenjta dhe sistemeve antiraketore po të shtrenjta;
  • Pentagoni është i detyruar të tranferojë sisteme shtesë Mbrojtjeje Antiraketore dhe Patriot nga Korja e Jugut, por edhe nga Europa për në Lindjen e Afërme gjë e cila dobëson fuqinë globale strategjike të ushtrisë amerikane, dhe e gjitha kjo në mënyrë që të mbrojë aktivët e saj të Lindjes së Afërme dhe Izraelin gjë që u shkon për shtat rivalëve të amerikanëve, Rusisë dhe Kinës;
  • Viktima në radhët e ushtarve amerikanë vërtetë ka pak, por kjo është pasojë e faktit se nuk ka ndërhyrje tokësore, e cila, ndërkohë duhet të bëhet, nëse vazhdon ky skenar për një kohë të gjatë dhe nëse Uashingtoni dëshiron të sendërtojë fitoren. Në të kundërt, nëse në Iran ndodh ndryshimi i pushtetit ose sëpaku shpërbërja e shtetit sipas parimeve etnike nuk do të bëhet fjalë veçse për një fitore si të Pirros, gjë të cilën kundërshtarët e Trumpit brenda vendit dhe nëpër botë do të dinë t’a shfrytëzojnë.

Nga të gjitha anët vinë paralajmërime dramatike

Që situata me strategjinë e planifikuar amerikane rreth fillimit të sulmit mbi Iranin është shumë e lëkundushme dëshmon më së miri edhe teksti i djeshëm e Reuterts-it britanik. Ja disa nga pjesët më të rëndësishme.

“Litari i shtërnguar brenda Shtëpisë së Bardhë nxit deklarata të ndryshueshme të presidentit amerikan Donald Trump mbi ecurinë e luftës në Iran, ndërsa nmdihmësit e tij diskutojnë për atë kur dhe si të shpallin  fitoren, madje edhe nëse konflikti zgjerohet në Lindjen e Afërme.

Disa zyrtarë dhe këshillitarë e paralajmërojnë Trumpin se rritja e beftë e çmimit të benzinës mund të ketë çmimin politik për shkak të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, ndërsa disa skifterë bëjnë presion te prfesidenti që të vazhdojë me ofensivën kundër Republikës Islamike, kjo sipas intervistave me këshilltarin e Trumpit dhe me diskutime të tjera të afërta.

Vërejtjet e tyre për Reuters-in ofrojnë deri tani një pamje të papublikuar të procesit të marrjes së vendimeve në Shtëpinë e Bardhë teksa ajo harmonizon qëndrimin e saj për operacionin më të madh ushtarak amerikan që ga lufta në Irak në vitin 2003. Manovrimi pas kulisave thekson rolin e madh me të cilin Trumpi, i cili vitin e kaluar u rikthye në detyrë duke premtuar se do të evitojë ndërhyrjet ushtarake “të çmendura”, por përballet prej pothuajse dy javësh mbasi e tërhoqi kombin në një luftë që tronditi tregjet financiare globale dhe çrregulloi tregtinë ndërkombëtare të naftës. Lufta për mirëdashjen e Trumpit ka qënë një prej shenjave njohëse të presidencës së tij, por kësaj here pasojat janë çështje të luftës dhe paqes në një prej rajoneve më të paqëndrueshme dhe ekonomikisht më kritike të mbarë botës.

Duke devijuar nga qëllimet gjithëpërfshirëse që vendosi kur nisi luftën me 28 shkurt, Trumpi ditët e fundit theksoi se konflikti konsiderohet fushatë e kufizuar qëllimet e së cilës kryesisht janë përmbushur. Por mesazhi për shumë veta mbetet i paqartë, përfshirë edhe tregun e energjisë, i cili u kthye përmbys në të dy drejtimet si përgjigje ndaj deklaratave të Trumpit. Në tubimin parazgjedhor në Kentaki të mërkurën tha se kemi “fituar” në luftë, dhe më pas befas ndryshoi temë: “nuk duam të largohemi heret apo jo? Duhet të mbarojmë punën”. Këshilltarët dhe zyrtarët ekonomikë, përfshirë edhe ata nga Ministria e financave dhe këshilli kombëtar ekonomik, e paralajmëruan Trumpin se kërcimi i çmimit të naftës dhe çmimet në rritje të benzinës mund të dëmtojnë mbështetjen vendore për luftës, tha një këshilltar dhe dy persona të afërt me diskutimet, duke folur me kushtin e anonimatit sepse po zbulonin diskutimet e brendshme. Këshilltarët politikë, përfshirë edhe shefen e kabinetit Susie Wiles dhe zëvendëshefin e kabinetit James Blair, praqesin  argumenta të ngjashëm, duke u fokusuar në pasojat politike të çmimit të lartë të gazit dhe duke i bërë thirrje Trumpit të përcaktojë fitoren dhe të sinjalizojë se operacioni i kufizuar pothuajse ka mbaruar thanë burimet.

Skifterët dëshirojnë vazhdimin e luftës

Në drejtimin  e dytë shtyjnë skifterët të cilët i bëjnë thirrje Trumpit të vazhdojë presionin ushtarak ndaj Iranit, përfshirë edhe ligjvënësit republikanë Lindsey Graham dhe Tom Cotton dhe komentatorë politike si Mark Levin, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Pohojnë se ShBA-të duhet ta parandalojnë Iranin që të ketë armën bërthamore dhe t’i përgjigjen më fuqishëm sulmeve ndaj trupave dhe anijeve amerikane.

Fuqia e Tretë vjen nga baza populiste e Trumpit dhe persona si puna e Steve Bannonit dhe individëve djathtistë të televizonit si Tucker Carlson, të cilët bëjnë presion ndaj tij dhe ndihmësve të tij kryesorë që të evitohet përfshirja edhe një një konflift afatgjatë të Lindjes së Afërme.

“Ai i lejon skifterët të besojnë se fushata vazhdon, dëshiron që tregjet të besojnë se lufta sëshpejti mund të mbarojë dhe se baza e tij beson se përshkallëzimi do të jetë i kufizuar” tha një këshilltar i Trumpit. Në lidhje me këtë pyetje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavit deklaroi: “Kjo histori bazohet në thashetheme dhe hamendësime të burimeve anonime të cilët nuk janë të pranishëm në kurrfarë bisedimesh me presidentin Trump”. “Presidenti është i njohur për atë se dëgjon mirë dhe kërkon mendime nga shumë njerëz, dhe në fund të fundit të gjithë e dinë se ai është që merr vendimet përfundimtare dhe kasneci i tyre më i mirë”, tha ajo. “Qëllimi i ekipit të presidentit është përqëndruar në sigurimin e asaj që qëllimet e operacionit ‘Zemërimi epik’ të arrihen plotësisht”.

Qëllime të paqarta

Duke e futur Amerikën në luftë, Trumpi ofroi pak shpjegime, ndërsa qëllimet e deklaruara të administratës së tij niseshin nga parandalimi i sulmeve direkte të Iranit deri në sakatimin e  programit të tij bërthamor dhe zëvendësimi i qeverisë. Teksa kërkon rrugëdalje nga ky konflikt jopopullor, Trumpi përpiqet të zhonglojë me rrëfime të kundërta për të cilët disa kritikë shprehen  se e kanë ndërlikuar situatën me Iranin i cili i bën ballë sulmeve shkatërruese ajrore amerikano-izraelite. Me sa duket disa ndihmës politikë kryesorë dhe këshilltarë ekonomikë, paralajmërimet e të cilëve para nisjes së luftës mbi shokun e mundshëm potencial kryesisht janë injoruar, kanë luajtur rolin kryesor në nxitjen e përpjekjeve të Trumpit për të qetësuar tregjet e pasigurta dhe për të ndalur rritjen e çmimit të naftës dhe të gazit. Qëllimi i përpjekjes së tij publike është ulja e ndikimit të luftës, duke e përshkruar si një “piknik afatshkurtër”, ndërsa këmbëngulja në tezën se shtrenjtimi i benzinës do të jetë afatshkurtër duket se orientohen drejt qetësimit të frikës nga një konflikt pa fund.

Disa bashkëpuntorë të afërt e kanë këshilluar që të punojë për përfundimin e konfliktit i cili mund të quhet triumf, sëpaku nga ana ushtarake, thanë burimet, madje edhe nëse pjesa më e madhe e udhëheqjes iraniane mbijeton, sëbashku me mbetjet e e programit bërethamor te cilin synonte fushata.

Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite valë pas vale kanë vrarë një sërë lidrësh iranianë, mes gjithsejt 2.000 njerëzve – disa madje edhe në Liban- kanë asgjësuar arsenalin e tyre të projektileve balistike, kanë mbyur një pjesë të madhe të flotës së tyre detare dhe kanë ulur aftësinë e tyre për mbështetje me armë të ndërmjetësve në mbarë Lindjes e Afërme. Por, arritja ushtarake është groposur seriozisht me sulet iraniane kundër tankerëve të naftës dhe pajisjeve transportuese në Gji, gjë që ka sjellë rritjen e çmimit të naftës.

Trumpi deklaroi se do të vendosë ai kur do të përfundojë fushata. Ai dhe ndihmësit e tij thonë se janë ende larg kuadrit kohor nga katër deri në gjashtë javë sikurse ka deklaruar fillimisht Trumpi. Nga ana e tyre udhëheqësit iranianë do të shpallin fitoren, shprehen analistët,  thjesht sepse i kanë mbijetuar sulmit amerikano-izraelit, në mënyrë të veçantë mbasi  kanë shfaqur aftësinë për t’i sjellë dëme Izraelit, ShBA-ve dhe aleatëve të tyre.

Çfarë do të jetë vendimtare

Ngushtica e Hormuzit do të jetë vendimtare për ecurinë e luftës. Një e pesta e dërgesave të naftës, e cila kalon nëpër një rrugë të ngushtë detare, është pothuajse e ndalur. Nëse ndikimi iranian në këtë rrugë detare rrit shumë çmimin e gazit amerikan, kjo mund të rritë presionin ndaj Trumpit për të ndërprerë fushatën ushtarake në mënyrë që të ndihmojë partinë e tij republikane, e cila mbron shumicën e ngushtë në Kongres në muajin nëntor në zgjedhjet e mesme. Trumpi kohët e fundit është përmbajtur nga theksimi i idesë se lufta ka si qëllim rrëzimin e qeverisë në Teheran. Shërbimet amerikane të infromimit flasin për atë se udhëheqja iraniane nuk është në rrezik kolapsi në një kohë të shkutër, deklaroi Reuters-i të mërkurën. Duket se sëpaku një pjesë e gabimeve mbi ecurinë e kësaj lufte dalin nga suksesi i shpejtë ushtarak amerikan në Venezuelë. Ky operacion i hapi rrugë Trumpit që të detyrojë ish loajalistët e Maduros t’i japin atij ndikimin vendimtar mbi rezervat e mëdha në naftë të këtij vendi – pa patur nevojë për ndonjë aksion ushtarak të zgjatur. Në kundërshtim me këtë, Irani tregoi se është shumë më i fortë, armik i armatosur më mirë me estabilishment klerikal të rrënjosur thellë.

Ekspretët kanë hedhur poshtë pohimet e ndihmësve të Trumpit se Irani ishte vetëm disa javë larg prodhimit të armës bërthamore, edhe përkundër këmbënguljes së presidentit në muajin qeshor se bombardimi i qershorit të vitit të kaluar “ka asgjësuar” programin e tyre bërthamor. Mendohet se shumica e rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar është groposur gjatë sulmeve të vitit të kaluar, gjë që do të thotë se materiali potencialisht mund të nxirret dhe pastrohet për një bombë cilësore. Irani ka mohuar gjithmonë se kërkon armën bërthamore.

Nëse lufta zgjatet, viktimat amerikane rriten në  numur, ndërsa shpenzimet ekonomike shumëfishohen, disa analistë thonë se kjo mund të shkatërrojë mbështetjen e bazës politike të Trumpit. Por, edhe përkudnër kritikave të disa pasuesve që u kundërvihen ndërhyrjeve ushtarake, antarët e lëvizjes së tij “T’a bëjmë Asmerikën përsëri të madhe”, deri tani kanë qëndruar përkrah tij në lidhje me çështjen e Iranit. “Baza e MAGA-s do t’i japë presidentit hapësirë manovrimi” ka thënë strategu republikan Ford O’Conell” – konkludon Reuters-i

Sikurse thashë më lart, le të presim afatin prej katër javësh të cilin Trumpi e ka paralajmëruar si të mjaftueshëm për përfundimin e operacionit luftarak “Zemërimi epik”, i cili, kështu si duket tani, lehtë mund të shndërrohet në “gabim epik”!

Që kjo të mos ndodhë, të premten ministri i luftës Pete Hegseth deklaroi se dërgon anijen amfibe ndjekëse USS Tripoli dhe njesinë e saj të marinësve në Lindje të Afërme. (Info Axios). Shpërndarja do të shtojë edhe mijëra marinës, disa anije luftarake dhe avionë luftarakë F-35 në mbështetje të atyre që janë tashmë në rajon, tha zyrtari amerikan.

Pra, “show” i Trumpit vazhdon, edhe pëkundër gjithçkaje të keqe që ka ndodhur deri tani- kurrë nuk duhet nënvlerësuar. Sidomos tani kur dihet se pas tij qëndron Izraeli dhe lobi i fuqishëm izraelit në ShBA.


[i] https://www.geopolitika.news/vojnopoliticka-analiza-zorana-metera/epski-bijes-ili-epski-promasaj-izlazak-sad-a-iz-rata-s-iranom-je-neizbjezan-stete-goleme-posljedice-dugorocne/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026
Bota

SHBA në udhëkryq me Iranin: Gjenerali Caine kërkon rrugëdalje

9 Gusht, 2026
Kryesore

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Përse Zelenski u ktheu shpinën shqiptarëve?

10 Gusht, 2026

Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

10 Gusht, 2026

SHBA në udhëkryq me Iranin: Gjenerali Caine kërkon rrugëdalje

9 Gusht, 2026

Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

9 Gusht, 2026

Aleanca e re e Mekës; modelim i Lindjes së Afërt apo përsëritje e historisë?

9 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.