Nemanja Rujeviç-Vreme
Historiati i sundimit të Partisë Përparimtare të Serbisë ndoshta ndonjë herë në të ardhmen do të mund të rrëfehet nga perspektiva e befasisë së arësyes së shëndoshë. Sepse, kush nuk e ka ditur dhe cili ka edne dy qeli nga ajo materia gri në kokë, kurrsesi nuk mund të përgatitet nga të gjithë poshtërsitë e përparimtarëve.
E di mirë njeriu se gënjejnë, se vjedhin, se mashtrojnë, vrasin e kështu me radhë, por gjithsesi arësyeja e shëndoshë e tërheq të mendojë se regjimi i përparimtarëve gjithsesi nuk është i gatshëm të bëjë disa gjëra.
Kjo tezë është e destinuar me zhgënjim. Po, ata janë të gatshëm për gjithçka.
Përshembull, njeriu e dinte se i detyrojnë njerëzit me kërbaç për të votuar, madje shkojnë e i marrin në shtëpi. E di mirë se grumbullojnë rreth vetes raste shqoërore dhe i kërcënojnë se do të mbeten edhe pa ato dromcat nëse nuk votojnë. E di se rregjistrohen nga gjashtëdhjetë zgjedhës në shtëpitë e rrënuara ku nuk banon askush dhe në ndërtesat e nënstacioneve elelktrike. Di mirë për trenat bullgarë dhe fshatrat në të cilët gjoja të gjithë dalin në zgjedhje dhe të gjithë votojnë për Vuçiçin.
Për atë Zot, e di edhe për rutinën çnjerzore se shkojnë te njerëz të pamundur dhe të sëmurë, shumë prej tyre të lajmëruar se duan të votojnë nga shtëpia, dhe atje, ndërsa njeriu ndoshta është duke vdekur në krevatin e tij, rrethojnë emrin e Vuçiçit.
Por gjithsesi – nëse nuk e ka ditur, gjë që do të thotë se ende ruan njëfarë besimi te njerëzit – dje nuk mundi të mos mendonte se ishte e mundur thjesht të fshiheshin me dhjetra mijëra njerëz nga lista e zgjedhësve. Dhe kjo të bëhet ditën për diell!
Vepër penale në transmetim direkt
Komisioni zgjedhor republikan (KZR) me shumicë antarë të partisë në pushtet, sapo ka marrë vendimin që në qendrat e votimit jashtë vendit të votohet sipas kohës në Serbi. Njerëzit nga diaspora të cilët jetojnë në Los Anxhelos, Çikago apo Pekin i bie të shkojnë për të votuar natën vonë, sikur po shkojnë në ndonjë striptiz-bar.
Gjithashtu, Ministria e punëve të jashtme i propozon KZR-së (e KZR-ja bajagi me pavarësi do t’a shqyrtojë dhe do t’a pranojë) që në mos ngrihen qendra votimi një sërë qytetesh jashtë vendit në të cilët interesimi i diasporës është rekord. Kjo është e kundërligjshme sepse shteti ka detyrimin që të sigurojë votimin në çdo qytet ku ka sëpaku njëqind zgjedhës të regjistruar për të votuar.
Kësisoj nuk do të hapen qendra votimi në Hanovër apo Vankuver ose San Diego. Epo nuk është aq e tmerrshme, vetëm se duhet që nga Vankuveri të hidhesh në Otava. Një fjalë goje, janë vetëm 3.500 kilometra, vetëm pesë orë fluturim me avion në një drejtim.
Kështu si janë punët, tridhjetë mijë qytetarëve do t’u bëhet i pamundur votimi, dhe kjo pengesë parashikohet nga ligji me një vit burgim. Por, ndoshta avokati i popullit, Millan Antonijeviçi deklaron se përmendja e burgut përbën kërcënim për hakmarrje.
Zgjedhjet nuk duhen pranuar
Pra, paniku u rregjimit ndjehet deri në Vankuver. Fakti se njëqind mijë njerëz janë rregjistruar për zgjedhje në diasporë natyrisht mund të jetë vetëm në sajë të fushatës së Listës Studentore. Kjo shifër është gati tri herë më shumë votues nga rekordi i deritanishëm.
Vetëm një pjesë e tyre – e më mirë të gjithë, përveç atyre në Bosnjë e Hercegovinë ku do të hapen qendra zgjedhore shtesë për të votuar masivisht për Vuçiçin – duhen eleminuar. Dhe këtë e bën me forcë, në dritë të diellit.
Por e gjithë kjo ka një efekt anësor të pakëndshëm për pushtetin – sepse që më përpara është bërë i ditur fakti se zgjedhjet nuk janë të rregullta. Jo, ndoshta, të shohim, jo, të presim vlerësimet e komisioneve zgjedhore dhe misioneve vëzhguese- por kjo është përfundimtare dhe definitive. Zgjedhjet nuk janë të rregullta sepse njerëzve u është marrë e drejta e votimit.
Që në këtë moment, askush më nuk ka detyrimin të njohë rezultatin zgjedhor nëse këto dhe manipulime të ngjashme me këto rregjimi i shpall fitore.
Bullallëku më i madh për rregjimin është se me këto mashtrime arrin zëri në vendet perëndimore dhe atje askush nuk do të mund të thotë se zgjedhjet kanë qënë të drejta dhe të ndershme, nëse deri tani kanë mundur ndopak.
I vetmi gabim i palës tjetër do të ishte, sigurisht i udhëhequr nga arësyeja e shëndoshë, të mendojë se kanë marrë fund poshtërsitë dhe se ekziston ende diçka që rregjimi në pushtet nuk është i gatshëm t’a bëjë.
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




















































