Edicion Special (Azerbajxhan)

AZERBAJXHANI: “Nyja Gjeopolitike e Kaukazit dhe Euroazisë”

Energjia, Siguria dhe Balanca Strategjike në një Rend Botëror në Ndryshim

Në një epokë të karakterizuar nga rivaliteti midis fuqive të mëdha, tranzicioni energjetik, riformësimi i korridoreve globale të transportit dhe zhvillimet e reja të arkitekturës së sigurisë, Azerbajxhani po afirmohet gjithnjë e më shumë si nj nyje gjeopolitike, ku energjia, siguria, diplomacia dhe multilateralizmi
ndërthuren në mënyrë të pandashme.

Gjatë periudhës shtator 2025 – shtator 2026, Argumentum.al ka botuar një seri prej 12 analizash
kushtuar Azerbajxhanit, me fokus zhvillimet politike, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë.

Analizat trajtojnë marrëdhëniet e Azerbajxhanit me Bashkimin Evropian, partnerët euroatlantikë dhe vendet e hapësirës euroaziatike, si edhe rolin e tij në sigurinë energjetike të Evropës, zhvillimin e korridoreve strategjike të energjisë dhe  transportit, si dhe bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vëmendje e veçantë i është kushtuar partneritetit me Shqipërinë, veçanërisht në fushat e energjisë, investimeve, ekonomisë dhe diplomacisë.

Kjo seri analizash synon të ndihmojë në kuptimin e zhvillimeve që po riformësojnë rolin e Azerbajxhanit në
arkitekturën e re gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Përmes një qasjeje analitike dhe të bazuar në fakte, ajo ofron një perspektivë mbi sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë rëndësinë strategjike të vendit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Marjana DODA
Kryeredaktore, Argumentum.al

© 2026 Argumentum

© 2026 Argumentum. All rights reserved. The magazine “Argumentum” may not be reproduced in any form without written permission from the publisher or author.

Na Ndiqni

Edicion Special | Maj 2024

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist