Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagoi lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit, duke theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Në një deklaratë zyrtare, ambasada nënvizoi se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e qytetarëve shqiptarë.
Sipas saj, një kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale efektive e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe ato të nivelit të lartë.
“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në reagimin e Ambasadës Gjermane.

© 2026 Argumentum



























































