• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Dialogu Strategjik Serbi-SHBA: Për çfarë do të negociohet?

26 Shtator, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Thellimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Uashingtonit përmes Dialogut Strategjik.

Kjo është paralajmëruar muajt e fundit gjatë takimeve midis zyrtarëve të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, nuk është saktësuar se çfarë do të nënkuptonte ky Dialog Strategjik gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Raportet diplomatike midis Serbisë dhe SHBA-së, të cilat zgjasin më shumë se 140 vjet, kanë kaluar rrugën nga aleanca deri tek armiqësia”, kujtoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq.

Dialogu Strategjik që SHBA-ja zhvillon me dhjetëra shtete të botës me qëllim thellimin e bashkëpunimit, përfshin një sërë fushash, nga ekonomia, siguria e deri te politika e jashtme.

“Është e sigurt që gjatë mandatit të dytë të ‘udhëheqësit të epokës’, siç e quajti Trumpin Vuçiqi, marrëdhëniet midis Beogradit dhe Uashingtonit po përparojnë dukshëm drejt një partneriteti që po i shqetëson evropianët”, thekson Jakshiq.

“Ata mendojnë se Vuçiq ka marrë anën në konfliktin e zjarrtë midis aleatëve transatlantikë dhe po largohet nga Brukseli”, shtoi ai.

Qëndrime të ndryshme për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën nga Beogradi dhe Uashingtoni

Si dallime kyç midis Beogradit dhe Uashingtonit, Jakshiq sheh qëndrimin ndaj çështjeve rajonale në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse ekziston ndonjë interes strategjik dhe politik i amerikanëve me Serbinë, atëherë ai kryesisht ka të bëjë me uljen e tensioneve në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”, u shpreh Jakshiq.

Përderisa SHBA-ja është një nga partneret kryesore të Kosovës dhe ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e saj më 2008, Serbia vazhdon të mos e pranojë shtetësinë e ish-provincës së saj.

Me tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, dialogu për normalizim të raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian mbetet i bllokuar për dy vjet.

Qeveria në Serbi po ashtu mbështet Millorad Dodikun, udhëheqës politik nga entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje, i cili është nën sanksione amerikane, përfshirë, ndër të tjera, për aspiratat secesioniste në Bosnje e Hercegovinë.

“Vetëm fakti që çështjet, padyshim të ndjeshme, të Bosnjës dhe Kosovës nuk janë pengesë për nisjen e Dialogut Strategjik me Uashingtonin është i mirë për pozicionin diplomatik të Beogradit”, tha Boshko Jakshiq.

“Megjithatë, mënyra se si do të diskutohet është krejtësisht e pasigurt”, paralajmëroi ai.

“Duke pasur parasysh që Trumpit i pëlqen të komandojë, ai thjesht do të kërkojë që gjithçka të bëhet sipas mënyrës së tij, dhe atëherë Vuçiqi mund të gjendet në një pozicion shumë të vështirë”, vlerësoi Jakshiq.

Përpjekja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë u pa gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit – në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja, e cila kishte në fokus vendosjen e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës, pothuajse nuk u zbatua.

Në muajt e fundit, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka deklaruar disa herë se si president ka parandaluar “një luftë të re të madhe” që Serbia po përgatitej të zhvillonte me Kosovën.

“Ne e parandaluam për shkak të tregtisë. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë se nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, u shpreh Trump.

Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Trumpit.

Megjithatë, presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka konfirmuar pohimet e Trumpit dhe autoritetet në Serbi i kanë cilësuar si “akuza të rreme”.

“Të hapur dhe të sinqertë” në Nju Jork

Njoftimi i fundit për Dialogun Strategjik u bë pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, më 23 shtator në Nju Jork.

Por, për vetë takimin, i zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk ka shumë informacione.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi shkurtimisht se Vuçiq dhe Rubio kanë biseduar për “thellimin e partneritetit përmes Dialogut dypalësh Strategjik”, si dhe për pjesëmarrjen e SHBA-së në ekspozitën ndërkombëtare EXPO, që Serbia do të mirëpresë në vitin 2027.

Ndërkaq, përmes një postimi në Instagram, Vuçiq tha se me Rubion pati një “dialog të hapur dhe të sinqertë”.

Ai i dërgoi një ftesë presidentit amerikan, Donald Trump, për të vizituar Serbinë.

“Pa dyshim që Beogradi është i entuziazmuar nga kjo perspektivë e Dialogut Strategjik me amerikanët”, vlerësoi Boshko Jakshiq.

Fitorja e Trumpit në zgjedhjet në SHBA dhe rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti, në Beograd u prit me entuziazëm.

“Për Vuçiqin, një Trump i tillë është një aleat më se i mirëpritur”, vlerësoi Jakshiq.

Administrata e mëparshme amerikane, e udhëhequr nga demokratët, kishte kritikuar disa herë Vuçiqin sa i përket çështjeve rajonale, por edhe atyre të brendshme, sikurse rënia e institucioneve demokratike dhe korrupsioni.

“Kjo ka vërtetuar se autoritetet në Beograd padyshim e kanë më të lehtë me administratën Trump sesa me administratën Biden, kur politika e jashtme zhvillohet nën moton ‘demokracia kundër autokracisë’. Trumpit këto vlera nuk i interesojnë, politika e tij e jashtme është një vazhdimësi e karrierës së tij biznesore, ndaj pozicionin e merr fitimi, jo demokracia”, shtoi ai.

Gjatë vitit të fundit, në Beograd kanë qëndruar bashkëpunëtorë të afërt dhe anëtarë të familjes së Trumpit, ku temat e takimeve kanë qenë investimet.

Si projekt kryesor veçohet ndërtimi i një kompleksi luksoz në Beograd, në vendin ku ndodhej ndërtesa e bombarduar e Shtabit të Përgjithshëm. Kompania private që është e interesuar për këtë projekt është në pronësi të dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner.

Ndryshe nga Brukseli, nga ku muajt e fundit janë dëgjuar disa zëra kritikë ndaj regjimit të Vuçiqit, drejtuesit e lartë në Uashington nuk kanë komentuar për protestat masive antiqeveritare në Serbi.

Nuk ka reagime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, ndërsa qindra mijëra demonstrues në rrugët e Serbisë për më shumë se dhjetë muaj po kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 personave në aksidentin në Novi Sad.

Tarifat e larta amerikane dhe sanksionet ndaj NIS-it

Në fillim të gushtit hynë në fuqi tarifat e larta, të cilat administrata e Donald Trumpit i vendosi për importin e mallrave nga disa vende.

“Shtrohet pyetja pse Trumpi i vendosi Serbisë tarifa kaq të larta, të cilat janë ndër më të lartat në botë dhe Evropë, dhe me diferencë më të larta në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Jakshiq.

Tarifa prej 35%, që SHBA-ja vendosi për mallrat nga Serbia, janë të dytat për nga lartësia në mesin e shteteve evropiane, pas Zvicrës.

Pas vendosjes së tarifave, autoritetet në Beograd kanë theksuar se ato u shkaktojnë probleme të mëdha për shkak të tërheqjes së investimeve të huaja.

Edhe pse pas takimit me Rubion, Vuçiq deklaroi se “çështja e tarifave ishte në fokus”, rezultatet e asaj bisede deri tani nuk dihen.

Marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve janë të rënduara edhe nga sanksionet që Uashingtoni vendosi në janar ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi kryesisht ruse.

NIS arriti që të shtynte disa herë zbatimin e sanksioneve, por Vuçiq njoftoi më 25 shtator se ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë ndaj partnerëve rusë dhe partnerëve amerikanë, dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të jemi korrektë, por njerëzit duhet të dinë se do të duhet të paguajmë një çmim jashtëzakonisht të lartë”, tha Vuçiq për gazetarët në Nju Jork më 25 shtator.

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës janë vendosur për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar” për shkak të lidhjes me Gazprom Neft-in rus, e cila është nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Pas vendosjes së sanksioneve, Vuçiq kishte deklaruar se do të kërkohet “dalja e plotë e Rusisë nga pronësia e NIS-it”, gjë që do të kërkojë një transformim të strukturës së pronësisë.

Pavarësisht thirrjeve për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, autoritetet në Serbi vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë.

Dhe ndërsa me Uashingtonin paralajmëron Dialog Strategjik, Beogradi ka raporte të ngushta edhe me rivalen e SHBA-së, Kinën.

Liderët e Serbisë dhe Kinës i përshkruajnë këto marrëdhënie si “miqësi të hekurt”, që pavarësisht kritikave nga Perëndimi, zhvillohet kryesisht përmes projekteve infrastrukturore.

“Vuçiq do të vazhdojë të luajë kështu, derisa të marrë atë që dëshiron”, tha Jakshiq.

Megjithatë, ai theksoi se lidhjet e ngushta të Vuçiqit me Lindjen në këtë moment nuk paraqesin pengesë në marrëdhëniet me Uashingtonin.

“Kjo është krejtësisht tipike për qasjen biznesore të Trumpit ndaj diplomacisë”, tha analisti i politikës së jashtme.

Pezullim i Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën

Nisja e Dialogut Strategjik midis Serbisë dhe SHBA-së është paralajmëruar që nga gushti i këtij viti.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ai do të nisë “së shpejti”, por Departamenti i Shtetit nuk ka specifikuar afatin e saktë kohor.

Siç është përshkruar, ai pritet të sjellë “një epokë të re” në marrëdhëniet dypalëshe: të ringjallë lidhjet politike, të zgjerojë bashkëpunimin tregtar dhe ushtarak, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të komunikimit.

Shtatorin e vitit të kaluar, Serbia e ka nënshkruar me SHBA-në marrëveshjen e parë strategjike, në fushën e energjetikës.

Para udhëtimit për në Nju Jork, Vuçiq vlerësoi se është “një sinjal i rëndësishëm” fakti që amerikanët dëshirojnë të zhvillojnë Dialog Strategjik.

Megjithatë, ai theksoi se Serbia ka “një rrugë disi më të ngushtë” në këtë proces se sa vendet e tjera.

Siç nënvizoi, Serbia, si shtet ushtarakisht neutral, nuk do të hyjë në aleancën e NATO-s, ku SHBA-ja është një nga udhëheqësit.

Gjithashtu, Vuçiq theksoi se dy vendet “nuk janë dhe nuk do të jenë” në pajtim për të gjitha çështjet, duke veçuar si dallim kryesor marrëdhëniet ndaj Kosovës.

Ndërsa paralajmëron nisjen e Dialogut Strategjik me Serbinë, administrata e Trumpit ka vendosur të pezullojë përkohësisht Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën.

Uashingtoni njoftoi se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të cilat tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

“Gabimi më i madh që Beogradi mund të bëjë është të gëzohet për këtë, duke menduar se Trumpi po kthehet kundër Prishtinës”, tha Jakshiq.

“Këto hapa taktike të SHBA-së duhet të ndiqen shumë me kujdes, sepse ato nuk janë garanci që Vuçiq, pavarësisht nga lëvdatat për Trumpin nga Beogradi, është bërë i preferuari i Uashingtonit brenda natës”, shtoi ai.

SHBA nuk kanë saktësuar se cilat hapa konkretë kanë çuar në pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën.

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka qenë shpesh cak i kritikave nga komuniteti ndërkombëtar gjatë katër vjetëve të fundit, kryesisht për veprimet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – ku ajo përpiqet të shtrijë kontrollin e plotë.

Gjithashtu, vendimi i SHBA-së erdhi në një kohë kur Kosova po përballet me një krizë institucionale dhe politike, pasi vendi ende nuk ka formuar ekzekutivin e ri pas zgjedhjeve të shkurtit.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime dhe të zhvillojnë ndonjë procedurë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kurti e ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke pretenduar se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Kushtetuesja dhe komuniteti ndërkombëtar hodhi poshtë këto pretendime të Kurtit dhe nga bashkësia ndërkombëtare këto deklarata u vlerësuan si presion nga Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mbi gjykatën më të lartë të vendit./REL

Related- Posts

FOKUS

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026
FOKUS

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026
FOKUS

USHTARI I PANJOHUR SI DËSHMITAR I HESHTUR

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vuçiçi: I humbëm këto zgjedhje, fitoi lista e studentëve

25 Tetor, 2026

Gjermania do të marrë pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës

25 Tetor, 2026

Serbi, mbahen zgjedhjet pas dy vitesh protestash studentore; Vuçiçi përballë sfidës politike

25 Tetor, 2026

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026

Vuçiçi para rënies, mund të shkaktojë kaos të rëndë. Shikoni se çfarë informojnë mediat e tij – a është përgatitur plani?

25 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.