• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Europarlamenti që lamë pas…

23 Prill, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten e kaluar mbylli mandatin e tij të tetë Parlamenti Evropian. I riu do të dalë nga zgjedhjet  evropiane që do të zhvillohen në të 28 vendet antare të BE-së më 23 dhe  26 Maj dhe do të fillojë nga puna në korrik. Parlamenti Evropian është më i madhi në botë më 795 parlamentarë; këta të fundit quhen Eurodeputetë sepse janë të vetmit nga organizatat ndërkombëtare  që duke filluar nga viti 1979 zgjidhet drejtpërsëdrejti nga popujt e vendeve antare. Kësisoj, ai përfaqëson tribunën parlamentare më të madhe në botë. Mendoj se për lexuesin është më realiste që në vend të shifrave dhe fakteve mbi numrin e madh rezolutave, raporteve, misioneve, komiteteve, arritjeve, etj të ndalemi në tiparet, dukuritë dhe problemet kryesore e tij kryesore; të cilat janë dhe sfida thelbësore për mandatin e tij të nëntë.

Për një gjykim të drejtë të performancës së Europarlamentit së pari do marrë në konsideratë se ai zhvilloi veprimtarinë e tij intensive kur Evropa dhe bota u  trondit nga shumë ngjarje dhe zhvillime madhore serioze; ato kanë ndikuar ndjeshëm në kufizimin e arritjeve dhe sidomos jehonës së tij në Evropë e dhe në Ballkan. Kështu, në vjeshtë 2014 u intensifikua terrorizmi ndërkombëtar i nxitur kryesisht nga konfliktet dhe vatrat e dhunës në Irak, Libi, Siri, Afghanistan, Lindjen e Mesme; pak më vonë, ai shënoi kulmet e tij me aktet e rënda terroriste në Paris, Bruksel, Berlin, Mançester dhe gjetkë. Pasojë e drejtpërdrejtë tronditëse ishin valët e mëdha masive të azilit dhe migracionit në Itali, Greqi, Gjermani, Austri dhe kudo gjetkë me problemet dhe pasiguritë emblematike në vitet e mëvonshme.

Ndikim të veçantë negativ kanë patur ngjitja në skenë e forcave populiste dhe euroskeptike, duke filluar nga  fitorja e Trump në SHBA me problemet e njohura sidomos ndaj multilaterizmit, e pasuar nga fitorja e Brexit në Qershor 2016 që i dha hov një vale të re euroskeptike, duke vënë në dyshim vetë projektin e BE-së. Pak më vonë erdhën fitoret e populistëve dhe ekstremit të djathtë në Itali, Austri, rritja e tyre në Gjermani, Suedi, Danimarkë, Finlandë dhe gjetkë. Ndërkohë, dhe në vendet ish-lindore, pararojë e shembjes së komunizmit dhe reformave demokratike, prej 15 vitesh antare të BE-së u përshkallzuan prirjet dhe veprimet  anti-evropiane, me „ demokracinë iliberale“ si kundërvënie ndaj shtetit të së drejtës „zemra“ e projektit evropian me synim minimin e saj nga brenda. Për pasojë, janë dobësuar ndjeshëm partië tradicionale e të moderuara, të majta dhe të djathta, çka ndihet dhe në grupimet e tyre në Europarlament.

Po gjatë kësaj periudhe dolën në skenë me pretendime të hapura për hegjemoni botërore Kina dhe Rusia. Kjo e fundit me aneksimin e Krimesë dhe Ukrainës Lindore, ndërsa Kina me “mëndafshin“ e projektit të saj gjigand “Një rrugë, një brez“ dhe Huawei. Të gjitha këto zhvillime kanë zbehur ndjeshëm forcën dhe peshën reale të Europarlamentit, pavarësisht nga demarshet dhe disa arritje të pamohueshme të tij.

Si pasojë e zhvillimeve të mësipërme të shoqëruara me sfida të tjera madhore social-ekonomike, si skamja, varfëria, mjerimi, rritja e pabarazive social-ekonomike, racizmi, etj këto vitet e fundit po del gjithnjë e më shumë në pah roli i REALPOLITIKES, me qasje dhe qëndrime pragmatiste që anojnë më shumë nga mbrojtja e interesave gjepolitike kombëtare, ekonomike e të sigurisë se sa nga dimensioni etik dhe demokratik, dmth të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, liria e shtypit, respektimi i pakicave, etj.  Pavarësisht deklaratave dhe sa thuhet në letra, praktikisht Stabiliteti ka dalë në pah mbi Demokracinë, aq më tepër që në shumë vende kjo e fundit ka rezultuar zhgënjyese.

Pasojë tjetër e zhvillimeve të lartpërmendura dhe e rënies së fuqisë tërheqëse të Europarlamentit është zgjerimi i hendekut midis qasjes dhe natyrës supranacionale dhe asaj ndërqeveritare të BE-së këto vitet e fundit.  Më thjeshtë, dobësimi i rolit të Komisionit dhe Europarlamentit, si dy dorumet supracionale dhe forcimi i rolit të Këshillit, pra të vendeve antare në procesin vendimarrës si dimensioni “ndërqeveritar“. Kjo është dhe pasojë e veprimeve të forcave populiste dhe euroskeptike që po bëjnë çmos  për t’i shpëtuar “sundimit  të Euroburokracisë së Brukselit“; për pasojë, po kërkohet gjithnjë e më shumë shtimi i rolit dhe kompetentave të vendeve antare që pritet të konkretizohet në muajt e ardhshëm. Kjo do të prekë direkt dhe fushën e sigurisë dhe lëvizjen e lirë; vendimi i Parlamentit holandez për rivendosjen e rregjimit të vizave me vendin tonë është vetëm një nga shenjat/mesazhet e para shqetësuese në këtë drejtim.

Gjithashtu, gjatë këtij pesëvjeçari Europarlamentit i kanë munguar personalitete të fuqishme dhe rrezatuese. Këtu ka ndikimin e vet dhe fakti se në një masë të konsiderueshme, eurodeputetët zgjidhen nga liderët e forcave të tyre politike më tepër për konvejencë dhe komfort politik, si shpërblim ndëshkues për oponencën apo karakterin e tyre; aty gjen jo pak ish-presidentë, ish kryeministra, ish-ministra të jashtëm ose  “farewell politicians“ pra “që i kanë dhënë lamtumirën  politikës kombëtare“; ka të tjerë “mistrecë“ politikë që i bezdisin ose ua vështirësojnë jetën liderëve në vendet e tyre, ndaj i dërgojnë si “shpërblim“ në Bruksel, ku natyrisht ata shijojnë të gjitha “salltanetet“ e  rastit, me paga e pensione të majme, bonuse për pushime e sëmundje, personal të bollshëm dhe privilegje të tjera. Për pasojë; ata praktikisht humbasin kontaktin dhe sensin e realitetit në vendet e tyre dhe fuqinë bidëse për ndikim politik, sidomos kur nuk janë të sigurt nëse do të rizgjidhen sërish. Ndaj ka jo pak eurodeputetë që kanë thyer rekorde me 30 vjet  karrierë e që prapë duan të zgjidhen se “kanë gjetur rehat“ politik dhe jetësor.

Kjo dukuri shpjegon dhe dështimet spektakulare të tre viteve të fundit të disa  eksponentëve kryesorë të Europarlamentit në zgjedhjet e vendeve të tyre, ku në vend që “t‘u venë vetullat, u  nxjerrin sytë“  forcave të tyre politike. Shembulli më tipik është ai i ish-Presidentit të Parlamentit Evropian, social-demokrati Martin Schulz, me 30 vjet karrierë si eurodeputyet dhe pesë vitet e fundit deri më 2017 si Krye Europarlamentar. Në shkurt 2017, fill pas largimit nga ai post Schulz  u zgjodh me 100 për qind të votave Kryetar i SPD-së gjermane që ishte në krizë dhe kandidat nër Kancelar. Por, rezultati i tij përballë Merkel dhe pse e dobësuar pas 12 vjet në krye të qeverisë gjermane ishte katastrofik me rezultatin më të ulët historik për SPD-në me  20 për qind! Vetë u detyra më vonë të tërhiqet nga çdo post i lartë dhe sot është deputet i thjeshtë në Bundestag! Fat dhe më të keq pati ish zëvendësja e tij austriake, Lunaçek, personalitete e  njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe në zgjedhjet parlamentare në Austri për të Gjelbërit. Nuk siguroi dot as për vehte një vend në Parlamentin federal me vetëm 0,5 për qind të votave!

Ky dobësim i rolit të Europarlamentit e në përgjithësi i BE-së vërehet qartë dhe në Ballkanin Perendimor. Ndonëse në pikpamje të volumit Europarlamenti ka bërë goxha punë, ai ka dërguar në rajon raporterë, komitete dhe delegacione, ka dërguar shumë misione në terren, ka miratuar rezoluta, etj. Por fare pak është arritur në praktikë dhe kjo për pasojë të rënies së rolit të institucioneve të BE-së të ngarkuara për këtë qëllim. Roli i Europarlamentit ka qenë minimal për të mos thënë inekzistent lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Procesin e Berlinit,  dialogun Serbi – Kosovë, etj.

Një shkak tjetër i efektivitetit të tij të ulët është se dhe në përbërjen/kryesinë e  Delegacionit dhe raporterët për Ballkanin Perendimor  mungojnë ekspertë dhe personalitete të fuqishme aktive, sidomos nga vende dhe parti nga vende e forca politike me peshë, siç ishte Doris Pack që e kryesoi atë delegacion për gati 20 vjet. Pavarësisht nga rezervat e ndryshme që mund të ketë, ajo përfaqësuese e CDU-së së fuqishme gjermane as që mund të krahasohet me kryetaren e sapolarguar e qw nuk konkuron më për Eurodeputete, rumunen gati të panjohur e padëgjuar Monika Macovei. Aq sa të dukej sikur e kishin vënë me detyrim në atë detyrë që nuk e kishte fare për zemër! Përjashtim bën e mirënjohura Tanja Fajon e cila dha ndihmesën e njohur për liberalizimin e vizave me vendin tonë dhe në përgjithësi për qëndrimet pozitive, bashkë me veteranët e vërtetë Elmar Broek dhe Eduard Kukan, Knut Fleckenstein e ndonjë tjetër.

Për pasojë, nëse më parë fjala dhe rezoluta e Europarlamentit ishte ligj dhe shkaktonte stuhi të vërteta kudo, sot nuk ndodh më një gjë e tillë as brenda BE-së dhe as me vendet tona. Dëshmia më e qartë është fakti se  pavarësisht nga vendimi i tij i përsëritur për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe  çeljen e negociatave tona të antarësimit me BE-në, Këshilli dhe disa vende antare i kanë hedhur poshtë atë dyja këto propozime. Ndonëse nuk e urojmë, kjo histori rrezikon të përsëritet dhe në Qershor të këtij viti me shtyrjen e çejes së negociatave.

Fakt tjetër i trishtë në këtë fushë është mosvënia asnjëherë përpara përgjegjësisë nga Europarlamentit e drejtuesve më të lartë të Komisionit dhe Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe më konkretisht të Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Zonjës Mogherini, për njëanshmërinë e treguar në favor të Serbisë, për indiferencën e pashpjegueshme lidhur me lobimin agresiv  kundër njohjes së Kosovës dhe së fundi lejimin e hapjes së “Kutisë së Pandorës“ Ballkanike me tezën e këmbimit/ndryshimit të kufijve! Disa vite më parë paraardhësit e  saj nuk do të guxonin të bënin një gjë të tillë pa konsensusin e BE-së!  Derisa detyrohet Merkel dhe Macron ta marrin në dorë vetë çështjen më 29 Prill  në takimin me liderët e Ballkanit Perendimor në Berlin!

Këtë rol të vakët të Europarlamentit dhe ndaj “të vetëve“ e kemi parë dhe në qëndrimet ndaj vendeve dhe rajoneve të tjera. Par pasojë, jo vetëm vendet antare të BE-së, por dhe ato të Ballkanit duket se janë mësuar me këto qasje dhe “ia kanë pirë lëngun“ pa u shqetësuar shumë. Edhe në krizën politike në vendin tonë më 2017, po të mos ishte ndërhyrja e palës amerikane nuk do të kishte marrëveshje, siç bëri Europarlamenti  8 vite më parë me kompromisin e famshëm te „ Krokodili“ në Strasburg“.

Ndaj, pritet me shumë interes dhe rëndësi zgjedhja e eurodeputetëve të rinj dhe e forumeve drejtuese, duke filluar nga kryesia e tij, komisionet, sidomos  ai i jashtëm, delegacionet, e sidomos ai për Ballkanin Perendimor, si dhe drejtuesit më të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Shërbimit të Jashtëm të BE-së, ku pesha e Europarlamentit duhet e do të jetë shumë më e madhe, që ky proces të mos kthehet në “një Pazar“ apo “tender“ politik, siç ka ndodhur më parë. Vetëm kështu do të kemi një peisazh të ri cilësor politik europarlamentar më shpresëdhënës dhe me ndikim shumë më pozitiv. Aq më tepër kur 1/3 e eurodeputetëve të kaluar nuk do të jenë më, duke përfshirë dhe  disa nga eurodeputetët  dashamirës të rajonit dhe vendit tonë, si Kukan, Broek, etj. Ndërsa atyre të ardhur rrishtazi do t’u duhet kohë për t’u familjarizuar e sidomos për t‘u mësuar me “hilet“ tona. E rëndësishme është që  ata të bëhen nismëtarë të qasjeve/mënyrave të reja e të ndryshme të trajtimit të problematikës së nxehtë të rajonit tonë, për një ndikim realisht më të madh në procese të tilla madhore si dialogu Serbi – Kosovë, procesi i zgjerimit të BE-së, etj.

Për ta mbyllur me pozitivitet realist këtë analizë, le të evidentojmë faktin se lidhur me Brexit, si gjithë BE-ja dhe Parlamenti Evropian, ky i fundit  me kryenegociator për atë proces  një lider dhe ekspert të sprovuar si Guy Verhofstadt, ish Kryeministri karizmatik belg treguan unitet dhe kohezion unikal  surprizues. Kësisoj,  dështimi i Brexit ishte një shuplakë e fortë elektorale dhe politike për forcat populiste dhe euroskeptike në prag të 23/26 Majit. Sepse jo vetëm nuk ka patur kërkesa të tjera për të dalë nga Evropa, por dhe vetë Britania e Madhe nuk po e gjen dot rrugën e daljes prej saj, çka i ka demotivuar ndjeshëm “exitët“ kudo.  Sepse perceptimi i përgjithshëm për BE-në është se ok, dhe aty ka disa kohë që bën “bën ftohtë“ por gjithsesi jashtë saj “mërdhif“ më shumë!

Eskluzivisht për «  Argumentum.al »

Shënim: Autori është diplomat i njohur karriere; veç të tjerash, më 1997 – 2001 dhe 2011 – 2017  ka qenë Nr.2 i Ambasadës sonë në Belgjikë dhe në Misionin pranë BE-së në Bruksel, ku ka mbuluar me përparësi marrëdhëniet me Parlamentin Evropian.

Tags: ArgumentumEuroparlamenti qe lame pasJorgji Kote

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.