Irani e ka goditur gabimisht aeroplanin ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, raportojnë mediat amerikane.
Nga rrëzimi i aeroplanit humbën jetën 176 persona në bord.
Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se aeroplani ukrainas Boeing 737 u godit nga një raketë, raporton CBS.
Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketor e rrëzoi aeroplanin.
Irani i kundërshtoi pretendimet.
Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa balistike dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.