• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Kina si Arkitekt i Paqes: Roli i Ri Global në Parandalimin e Përshkallëzimit në Lindjen e Mesme”

21 Mars, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Si neutraliteti dhe pesha ekonomike e Kinës e vendosin Pekinin në një pozicion unik për të ndërmjetësuar tensionet në Lindjen e Mesme dhe për të promovuar stabilitet global.

Nga Marjana DODA

Rritja e rolit global të Kinës nuk është më thjesht një çështje ekonomike apo tregtare, por ajo është shndërruar në një domosdoshmëri politike dhe diplomatike. Iniciativa për Qeverisje Globale e propozuar nga Xi Jinping në shtator 2025 e artikulon qartë këtë ambicie: një botë më e balancuar, më përfshirëse dhe më funksionale përmes multilateralizmit dhe barazisë sovrane. Por për ta bërë këtë vizion të besueshëm, Kina duhet të kalojë nga parimet në veprim konkret, dhe momenti për këtë duket se ka ardhur.

Sot, tensionet në Lindjen e Mesme kanë kaluar përtej një krize rajonale, duke u shndërruar në një konflikt të hapur midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit që po rrezikon të krijojë pasoja globale. Që nga 28 shkurti 2026, forcat amerikane dhe izraelite kanë nisur sulme ajrore dhe operacione ushtarake kundër objektivave iraniane, duke përfshirë bazat ushtarake dhe infrastrukturën e sigurisë, dhe konfliktet kanë eskaluar në një luftë të gjerë. Irani është përgjigjur me lëshim raketash jo vetëm drejt Izraelit dhe bazave amerikane në rajon, por edhe duke përfshirë vendet e Gjirit dhe aleatët e tyre, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e rrezikuar si një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me naftë dhe gaz. Ky përshkallëzim ka shkaktuar mungesa të theksuara të furnizimit energjetik, rritje të çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe shqetësime të mëdha për stabilitetin ekonomik global, duke nxjerrë në pah sesi çdo bllokadë apo përshkallëzim i mëtejshëm në rajon mund të ketë pasoja zinxhir për tregjet energjetike, inflacionin botëror dhe sigurinë ekonomike të vendeve përfshirë vetë Kinën.

Në këtë kontekst, Kina ndodhet në një pozicion unik. Ajo është një fuqi e madhe ekonomike, një aktor i rëndësishëm tregtar për të gjitha palët dhe, ndryshe nga fuqitë e tjera të mëdha, nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në asnjë konflikt ushtarak. Kjo i jep asaj një avantazh si një ndërmjetës potencialisht neutral.

Nëse Iniciativa për Qeverisje Globale synon të reformojë sistemin ndërkombëtar dhe të forcojë multilateralizmin, atëherë ndërmjetësimi në një krizë të tillë do të ishte testi më i mirë i besueshmërisë së saj. Kina mund dhe duhet të propozojë një platformë diplomatike në Pekin, duke ftuar palët në konflikt për negociata direkte duke demonstruar një angazhim real për paqen dhe stabilitetin global.

Një rol ndërmjetësues do të përputhej plotësisht me parimet e shpallura të Kinës: dialog, respekt reciprok dhe zgjidhje paqësore të konflikteve. Për më tepër, ai do të përforconte idenë e një “komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, duke e kthyer atë nga një koncept teorik në një praktikë konkrete.

Sfidat janë të mëdha. Palët nuk i besojnë njëra-tjetrës, veçanërisht pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit gjatë negociatave. Çdo hap kërkon diplomaci shumë të kujdesshme. Pa ndërmjetësim të besueshëm, situata mund të eskalojë shpejt në një konflikt më të gjerë me pasoja globale.

Në një botë gjithnjë e më të fragmentuar, mungesa e ndërmjetësve të besueshëm është një nga boshllëqet më të mëdha të rendit ndërkombëtar. Kina ka kapacitetin, ndikimin dhe më e rëndësishmja mundësinë për ta mbushur këtë boshllëk.

Pikërisht këtë fragmentim e pamë dhe kur aleatët evropianë nuk iu përgjigjën kërkesave të Trump-it për të dërguar anijet e tyre luftarake në Ngushticën e Hormuzit, duke nxjerrë në pah kufijtë e fuqisë amerikane në një botë gjithnjë e më shumëpolare. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar tashmë ka deklaruar se do të lejoje Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e saj për sulmet ndaj objektivave iraniane.

Trump i ka kërkuar gjithashtu Kinës të ofrojë mbështetje ushtarake për përpjekjet amerikane në rajon. Kjo mund të jetë hera e parë që një president amerikan kërkon një angazhim të drejtpërdrejtë nga Pekini në një zonë ku Kina aktualisht nuk ka prani. Por vizioni i Trump për Kinën si aktor global kyç nuk është i ri: gjatë krizës së Ukrainës, ai publikoi në Truth Social se “Kina mund të ndihmojë”, duke treguar se, ndërsa rendi botëror ndryshon, ai e sheh Kinën si një partner të domosdoshëm për qeverisje dhe stabilitet global.

Ndaj dhe Kina nëse dëshiron të jetë jo vetëm një fuqi e madhe, por edhe një fuqi e përgjegjshme globale, atëherë momenti për të vepruar është tani. Diplomacia në Pekin mund të mos garantojë menjëherë paqe, por do të ishte një hap vendimtar për të shmangur një krizë që çdo ditë e më shumë po na afron drejt një përplasjeje me pasoja të paparashikueshme globale.

Në situata të tilla historike gjeopolitike, mbi të gjitha ka rëndësi dimensioni i dialogut midis fuqive të mëdha. Një takim i drejtpërdrejtë midis Presidentit te SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping duhet të rikthehet urgjentisht në agjendën e Uashingtonit. Edhe pse takimi i planifikuar për fillim të prillit u shty, realiteti gjeopolitik nuk pret. Përkundrazi, çdo vonesë rrit rrezikun e përshkallëzimit dhe e bën edhe më të vështirë menaxhimin e krizës. Vetëm përmes një koordinimi të drejtpërdrejtë mes dy fuqive më të mëdha globale mund të krijohen kushtet minimale për një zgjidhje diplomatike në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, një samit i shpejtë Trump–Xi nuk është më thjesht një opsion diplomatik mes dy vendeve por një domosdoshmëri strategjike për të parandaluar një përshkallëzim me pasoja globale.

Diplomacia e qëndrueshme e Kinës

Një nga avantazhet më të forta të Kinës në këtë krizë është pozicioni i saj neutral dhe koherenca diplomatike në Lindjen e Mesme, që e bën atë kandidatin ideal për të vepruar si ndërmjetës. Pekini ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me aktorë të ndryshëm rajonalë, përfshirë Iranin dhe vendet arabe të Gjirit, duke e bërë të mundur një dialog konstruktiv edhe në kushtet më të tensionuara. Kina nuk ka përfshirje ushtarake në rajon, gjë që i siguron neutralitetin dhe pavarësinë e domosdoshme për ndërmjetësim.

Nga ana tjetër, Kina mund të përdorë besueshmërinë dhe peshën ekonomike globale për të siguruar një tryezë të pranueshme për të gjithë, duke kombinuar interesin e saj për stabilitet global me një qasje të bazuar te dialogu dhe mirëkuptimi reciprok.

Roli i saj si ndërmjetës nuk është thjesht simbolik. Kujtojmë se Iniciativa për Qeverisje Globale dhe përvoja konkrete e Pekinit në arritjen e marrëveshjeve rajonale, si afrimi historik mes Iranit dhe Arabisë Saudite në vitin 2023, tregojnë se Kina mund të ndërtojë ura të qëndrueshme besimi edhe mes palëve më të vështira për t’u bashkuar. Kjo i jep Pekinit një mundësi të jashtëzakonshme për të shuar tensionet, për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të promovuar stabilitet global, duke e vendosur vendin në një rol të ri dhe të respektuar në diplomacinë ndërkombëtare.

Rritja e Peshës Diplomatike e Kinës në Arenën Globale

Gjatë këtij viti, Pekini ka tërhequr një valë vizitash liderësh perëndimorë, duke sinjalizuar një njohje të zgjatur dhe praktike të rolit të Kinës në arkitekturën globale të stabilitetit dhe bashkëpunimit. Kryeministri Keir Starmer vizitoi Pekinin në janar 2026, duke qenë i pari kryeministër britanik që viziton Kinën që nga viti 2018, një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të marrëdhënieve strategjike dhe tregtare midis Londrës dhe Pekinit. Pak më pas, Mark Carney, në krye të qeverisë kanadeze, zhvilloi një vizitë historike ku u nënshkrua një partneritet strategjik i ri mes Kanadasë dhe Kinës, duke përfshirë uljen e tarifave dhe theksimin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik.

Dhe në fund të muajit shkurt, Friedrich Merz, kancelari gjerman, mbajti një vizitë zyrtare në Pekin, duke theksuar nevojën për partneritet dhe dialog të thelluar midis Gjermanisë dhe Kinës, në përpjekje për të rivendosur besimin strategjik dhe për të forcuar lidhjet mes dy fuqive të mëdha ekonomike.

Këto vizita, nga tre udhëheqës kryesorë të Perëndimit, reflektojnë ndryshimin në perceptimin global mbi rolin e Kinës, nga një fuqi kryesisht ekonomike drejt një partneri kyç strategjik në diplomacinë ndërkombëtare. Të gjendur përballë paqartësisë diplomatike nga aleati tradicionalë si SHBA, liderët perëndimorë duket se po kërkojnë alternativa për balancimin e ndikimit global, sidomos në një kohë kur bota përballet me tensione gjeopolitike të thella si kriza në Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, Kina paraqet një mundësi unike për ndërmjetësim, jo për shkak të fuqisë ushtarake, por për peshën ekonomike globale dhe aftësisë për të ndërtuar ura dialogu me palë të ndryshme që shpesh refuzojnë ndërmjetësit tradicionalë. Ky profil ndihmon Pekinin të paraqitet si një aktor stabilizues dhe i besueshëm, i aftë të mbajë një tryezë dialogu që mund të ulë tensionet dhe të krijojë kushte për paqe, ndërsa partnerët tradicionalë shpesh janë të kufizuar nga ndasitë strategjike, ideologjike apo aleancat e ngushta. Në një botë ku dinamika e fuqisë po ndryshon, roli i Kinës si ndërmjetësues me peshë reale globale mund të jetë vendimtar për adresimin e krizave që kërkojnë zgjidhje diplomatike dhe bashkëpunuese, sidomos në emergjencën aktuale si situata e Iranit dhe tensionet në Gjirin e Persik

Momentumi global është në favor të Pekinit për të marrë përgjegjësi më të madhe në skenën ndërkombëtare. Duke u angazhuar si ndërmjetësues dhe duke integruar këtë rol me parimet e Iniciativës për Qeverisje Globale, Kina mund të demonstrojë se peshën e saj globale e përdor për të zgjidhur konflikte, për të forcuar multilateralizmin dhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Ky hap nuk do të forconte vetëm besueshmërinë dhe autoritetin e saj ndërkombëtar, por gjithashtu do të kontribuonte në uljen e tensioneve globale, stabilizimin e tregjeve dhe ruajtjen e paqes në rajone strategjike, duke shndërruar potencialin e Kinës në një fuqi reale për paqe dhe zhvillim global.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Rubio në tre pika strategjike të NATO-s: nga Arktiku te Mesdheu dhe Atlantiku

5 Tetor, 2026
FOKUS

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
FOKUS

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Albania Kaukaziane”, nga historia te identiteti: Rizvan Huseynov prezanton në Tiranë studimin e tij

6 Tetor, 2026

Tregu kinez i konsumit gjatë festave shënon rritje të qëndrueshme

6 Tetor, 2026

Përfaqësuesi kinez kundërshton kritikat e disa vendeve për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë

6 Tetor, 2026

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Kosovës, 12 të lënduar; reagojnë PDK dhe LDK

5 Tetor, 2026

SHBA dhe NATO: Takimi në Poloni ngre pikëpyetje mbi unitetin e Aleancës

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.