• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Konferenca “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”/Meta: Lutuni për të ardhmen e Shqipërisë

11 Qershor, 2019
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën rajonale “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, që u zhvillua në Tiranë nën kujdesin e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, krerëve dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare në vendin tonë, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Është kënaqësi e veçantë për mua të bëhem pjesë e Konferencës Rajonale ‘Roli i Fesë në Ballkanin Perëndimor’ organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe partnerët e saj, të cilët gjej rastin t’i falënderoj!

Jam krenar që jam Presidenti i një shteti që në themelet e veta ka bashkëpërfshirjen, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, dhe i një populli që ndër shekuj, këtë ka patur dhe pikën e vet më të fortë.

Harmonia fetare është ndër vlerat më të vyera të Shqipërisë, e trashëguar nga kombi ynë ndër shekuj, e mbartur dhe forcuar nga qytetarët tanë dhe që u takon brezave të ardhshëm ta forcojnë dhe ta ruajnë atë si sytë e ballit.

U takon historianëve dhe studiuesve vendas dhe nga bota që rastin e besimeve dhe harmonisë fetare ndërshqiptare ta studiojnë dhe elaborojnë si një model dhe histori suksesi si rrallë të tjera në mbarë botën.

Megjithatë, historia jonë ka njohur dhe periudha të një errësire të thellë antifetare. Me privimin e të gjitha lirive politike e demokratike erdhi edhe ndalimi totalitar ateist kundër të drejtës universale të besimit në Zot si në asnjë vend tjetër ish-komunist.

Epoka e kultit të individit mbi atë të Zotit dhe integritetit njerëzor solli mënxyra të mëdha për popullin tonë. Falë Zotit, ajo histori kriminale e asaj errësire ka mbaruar njëherë e përgjithmonë.

Historia nuk na shërben vetëm për kujtesë, ajo na shërben ne dhe brezave që vijnë për të mos lejuar më kurrë një Shqipëri totalitare, ateiste, ku vritet liria dhe shuhet shpresa.

Rolin më të rëndësishëm në këtë histori suksesi dhe krenarie të veçantë e kanë krerët dhe besimtarët e bashkësive tona fetare të gjithë së bashku.

Kujtojmë të gjithë ata që kontribuan, që nga rilindasit e vërtetë të kombit tonë, themeluesit e shtetit shqiptar, e deri tek udhëheqësit e sotëm të bashkësive tona fetare.

Udhëheqësit e bashkësive tona fetare, në punën e tyre të përditshme, nga angazhimi në bashkësitë e tyre, por edhe në Këshillin Ndërfetar, janë shembull për shoqërinë dhe klasën politike për sjelljen reflektuese, dialogun, bashkëpunimin, si rruga e vetme në zgjidhjen e konflikteve, qofshin ato shoqërore apo politike.

Edhe kohët e fundit, drejtuesit e bashkësive të ndryshme fetare si edhe Këshilli Ndërfetar Shqiptar kanë bërë thirrje të qarta e plot përulësi për zgjidhje të situatës politike në vend, për reflektim, dialog e bashkëpunim, duke shpallur edhe ditë agjërimi dhe lutjeje për zgjidhje paqësore të konfliktit politik.

Shfrytëzoj këtë rast të inkurajoj të gjitha bashkësitë fetare të vazhdoni me lutjet tuaja për të mirën, begatinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe qytetarëve tanë.

Si President i Republikës nuk do resht kurrë së shprehuri mirënjohjen time të thellë ndaj udhëheqësve fetarë të cilët nuk janë më midis nesh, por kanë kontribute mjaft të mëdha për këtë bashkëjetesë të mrekullueshme që ne kemi sot.

Nesër na ndajnë 20 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës. Historia e ish-Jugosllavisë dhe e shpërbërjes së saj të dhunshme me qindra mijëra viktima, ku konfliktet etno-fetare u kthyen në burim tragjedish dhe ku gjenocidi arrit kulmin në mes të Europës duhet të na bëjnë të mos harrojmë dhe reflektojmë.

Popujt e dalë prej atyre konflikteve sot gëzojnë lirinë, demokracinë dhe të drejtën e tyre për të besuar dhe jetuar në vende demokratike. Ky reflektim duhet të na bëjë të kthejmë kokën pas për të mos e përsëritur më tragjedi të ngjashme.

Në ditët e sotme i takon institucioneve tona shtetërore të tregojnë mbështetje ndaj bashkësive fetare duke siguruar për to sa më shumë nisma mbështetëse si financiare nga buxheti i shtetit, ashtu edhe më gjerë, duke shtuar përpjekjet për kthimin e pronave bashkësive fetare, në mënyrë që ato të shtojnë burimet dhe forcojnë pavarësinë e tyre, por njëkohësisht të evitojnë ndikime të padëshirueshme nga jashtë.

Me atributet e mia si President i Republikës do të bëj gjithçka për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të bashkësive fetare si dhe për të bashkëpunuar që të gjithë, në mënyrë që sa më shpejt të realizohet kthimi dhe kompensimi i pronave të tyre me ligj të veçantë si një detyrim ndaj të shkuarës dhe angazhim për të ardhmen, në mbrojtje të drejtës së besimit dhe forcimin dhe promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare në Republikën e Shqipërisë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Besimi dhe harmonia fetare përbëjnë pikënisjen për dialogun ndërfetar dhe kjo e fundit forcon kulturën e përgjithshme të tolerancës në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht ajo na bën më të ndërgjegjshmë, më të mirë dhe na bën më të përgjegjshëm për domosdoshmërinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunimit midis të gjithëve.

Ndaj edhe vlerësoj se kjo konferencë shërben më së miri në këtë aspekt, duke sjellë në vëmendje rëndësinë dhe rolin e fesë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo punë e juaj e vyer duhet të na shërbejë si reflektim dhe motivim për të ardhmen, për fëmijët dhe për qytetarët tanë, për progresin dhe mirëqenien e përbashkët, për sigurinë publike dhe rajonale të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca dhe diskutime të këtij lloji janë një pasqyrë reale edhe e harmonisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpalos edhe më gjerë tek partnerët tanë ndërkombëtarë këtë vlerë të vyer, këtë forcë dhe ndikimin e besimit në vendin tonë dhe harmonizimin e saj me vendet fqinje.

Sfidat e rajonit tonë janë ato të anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Europian, për progresin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë, por nuk duhet të harrojmë që në epokën e globalizmit të shpejtë dhe galopant, asnjë nga ne nuk është imun ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të reja të kohëve që po jetojmë.

Për këtë arsye konferenca të tilla rajonale mbi besimin si virtytin më të lartë njerëzor le të na shërbejnë si momente të rëndësishme reflektimi të përbashkët.

Ju uroj punë të mbarë në këtë konferencë dhe suksese të mëtejshme dhe dua shumë që lutjet tuaj të dëgjohen nga të gjithë!”

Në Konferencën rajonale “Roli i fesë në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” merrnin pjesë edhe Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, Arqipeshkvi Metropolit Imzot George Frendo i Kishës Katolike Shqiptare, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ambasadorëve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësuesve të qeverisë dhe të komuniteteve fetare në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Related- Posts

NGJARJE

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
NGJARJE

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026
NGJARJE

Protesta e studentëve në ditën e 11-të, pedagogë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Vuçiçi: I humbëm këto zgjedhje, fitoi lista e studentëve

25 Tetor, 2026

Gjermania do të marrë pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës

25 Tetor, 2026

Serbi, mbahen zgjedhjet pas dy vitesh protestash studentore; Vuçiçi përballë sfidës politike

25 Tetor, 2026

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.