94 votat e domosdoshme për shkarkimin e presidentit duhet të plotësohen dhe me ato të opozitës parlamentare.
E vetëdijshme për rëndësinë e saj në këto momente, kjo e fundit, nëpërmjet deklaratave mediatike, i përcolli kryeministrit Edi Rama kushtet që duhet të përmbushë në këmbim të votës.
Myslim Murrizi: “Të gjitha kërkesat që mund t’i drejtohen të dy grupeve parlamentare në emër të kësaj mazhorance do të kenë si kushtëzim të panegociueshëm nga këto grupe parlamentare prishjen e nyjes së sistemit zgjedhor që e ka çuar vendin në këtë lloj kllapie politike”.
Votën në këmbim të sistemit duket se do ta japë dhe grupi i të pavarurve, i dalë nga listat e partisë që dikur drejtonte Ilir Meta.
Ralf Gjoni: “Vota ime mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale të vitit 2008”.
Deri në vitin 2017, Gjoni ishte këshilltar i Ilir Metës si kryetar i Kuvendit, institucioni që tashmë po përgatitet ta shkarkojë.