Sot gjatë lutjes së mëngjesit nga sheshi Shën Pjetri në Vatikan, Papa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti.
“Dua t’ju jap një përshëndetje dhe t’ju jem pranë, popullit të dashur shqiptar që është duke vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve. Shqipëria ka qenë vendi i parë në Evropë që unë kam dashur të vizitoj. Unë jam pranë viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit, për familjet. ZOTI ta bekojë këtë popull që unë e dua shumë”, tha gjatë lutjes së mëngjesit.
Gjithashtu në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, dërgoi një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.
Papa Françesku u ka dërguar “ngushëllimet e tij të përzemërta” të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes.
Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.
Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.
Papa Françesku për popullin shqiptar: Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë.