• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Për Europën e qytetarëve!

14 Maj, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Me një vit vonesë, për shkak të Pandemisë COVID – 19, më 9 Maj, në ditën e saj të shënuar, liderët e BE-së lançuan në Strasburg « Konferenca për të Ardhmen e  Europës »  Ajo vjen pas përgatitjeve të shumta në të gjitha nivelet, me pohime, dyshime dhe kundërshti jo te pakta, siç ndodh në të tilla raste në Europën e qytetëruar demokratike. Kjo Konferencë do të zhvillohet në disa etapa, në formën e një  diskutimi, konsultimi dhe debat publik  në të 27 vendet antare dhe institucionet e BE-së; ajo do të  përfshijë të gjitha fushat, format dhe  formatet, me një prani dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe me propozime konkrete për reformimin e saj.

Idenë mbi këtë veprimtari krejt unikale  e hodhi  4 vite më parë Presidenti francez Macron; ndaj dhe ajo u lançua më 9 Maj nga selia e Parlamentit Europian në Strasburg; ishe po  Presidenti francez që i uroi rrugtim të mbarë kësaj veprimtarie krejt unikale me drejtuesit e tjerë më të lartë të BE-së. Ajo pasqyron nevojën e brendshme jetike dhe synon të japë përgjigjet e duhura për kapërcimin e sfidave serioze me të cilat po ndeshen në të gjitha fushat BE-ja, të dinamizojë dhe demokratizojë  Projektin e saj madhor të filluar plot 71 vite më parë.

Rëndësinë e posaçme të këtij debati publik brenda BE-së e tregon fakti se politikisht atë e bashkëkryesojnë Presidentët e Parlamentit dhe Komisionit Europian, përkatësisht David Sassoli dhe Ursula von der Leyen dhe Presidenti i radhës i Këshillit Europian, Kryeministri portugez Antonio Costa. Ndërsa nga ana organizative ai do të drejtohet nga një bord ekzekutiv me personalitete të shquara dhe ekspertë të lartë europianë nga të gjithë fushat, vendet dhe institucionet europiane; edhe parlamentet e 27 vendeve antare do të kenë statusin e Vëzhguesit.

Vlen të theksohet se në këtë fushë, BE-ja ka tradita         dhe nisma për zgjerimin e demokracisë direkte, por me ndikim dhe jehonë të papërfillshme.  Spikat » Nisma Qytetare Europiane » ( ECI) e miratuar qysh më 2012.  Ajo mundëson që  1 milion shtetas nga 7 vende antare mund të propozojnë  ndryshime ligjore të BE-së. Mirëpo, sipas sondazheve, ECI  jo vetëm nuk ka gjetur zbatim, por atë e njohin vetëm 1 – 5 për qind e qytetarëve europianë!  Ndaj, nisur nga këto pësime dhe mësime, objektivi madhor i këtij diskutimi 12 mujor është t’u rikthejë qytetarëve besimin dhe frymëzimin te  projekti europian dhe institucionet e tij,  sidomos te brezi i ri dhe ta bëjë BE-në të prekshme për të gjithë. Po aq i rëndësishëm është  identifikimi dhe eliminimi i difekteve&deficiteve demokratike në vendet antare dhe në  institucionet e BE-së në të gjitha etapat dhe aspektet e tij. Sepse vetëm kështu, kjo e fundit nuk do të vazhdojë t’i ngjajë më shumë një « xhungle » gjigande traktatesh dhe rregullash të ngurta, të përpunuara në makinerinë e tij komplekse, ndonëse korrekte «  në   gërma » por pa frymën e duhur njerëzore.

Edhe në aspektin gjeopolitik, vetëm duke u kthyer vërtet në «  pronë » të qytetarëve të vet e jo vetëm  të elitave burokratike, BE-ja do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë konkurrencës së ashpër nga grupimet e tjera të mëdha politike,  ekonomike dhe ushtarake; sidomos nga Kina dhe Rusia që tashmë ajo dhe SHBA-të i konsiderojnë partnere, por më shumë si konkurente dhe rivale. Ca më tepër që si Rusia dhe Kina po sfidojnë me sistemet alternative të qeverisjes, por larg demokracisë liberale.

Ka një konsensus të gjerë se megjithë hapat dhe arritjet e njohura, veçanërisht  me 4 liritë e mëdha të lëvizjes së  njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, me begatinë ekonomike dhe të drejtat e njeriut, në 2 dekadat e fundit  Europa e Bashkuar ka humbur shumë nga « fuqia e saj e butë dhe e mençur» ( soft/smart  power) që dualën në pah veçanërisht në fillimin e viteve 90 me shembjen e komunizmit në  Europën Qendrore dhe Lindore. Ndërsa shtimi i numrit të vendeve antare në vitin 2004 me 12 vende ish komuniste duket si një kujtim i largët; nga ana tjetër, zgjerimi i mëtejshëm drejt Ballkanit Perendimor është vështirësuar së tepërmi dhe për shkak të përshkallëzimit të populizmit, ekstremizmit dhe Euro-skepticizmit.

Duke filluar nga brenda saj, BE-ja u trrondit rëndë nga BREXIT ; ndërkohë, ndonëse pa «  exit »,  disa vende të tjera antare po kërkojnë  të « ribëjnë BE-në », duke e godituar atë te «  ADN-ja » e saj – demokracia liberale dhe shteti i të drejtës. Shto këtu përshkallëzimin e  ekstremizmit dhe populizmit që po kërcënojnë dhe vetë mbijetesën politike dhe sociale të BE-së. Gjithashtu, krizat e shumta të 10 viteve të fundit me emra drithërues nuk kanë kursyer as vende të BE-së – Spanja, Portugali, Italia, Greqia, duke e zbehur dhe  dhe begatinë, për shkak të shtimit të varfërisë dhe politikave të « shtrëngimit të rripit ». Partitë social – demokrate  po gëryhen nga brenda dhe vitet e fundit janë në pushtet por si partnerë koalicionesh vetëm në 10 vende. Së fundi  COVID – 19 nxorri në shesh aneminë, dobësitë dhe vonesat e BE-së dhe në drejtim të solidaritetit.

Ka kohë që  flitet gjithnjë e më shumë për Europën si një «  deep state » ku vendimet merren nga grupe të specializuara burokratësh që pavarësisht krizave shijojnë gjithë të mirat pa «  u hyrë as një gjemb në këmbë ». U bë shumë zhurmë për zgjedhjen me votat direkte të Presidentit të ri të Komisionit Europian,  mirëpo në fund ajo dështoi me zhgënjim. Veç tij që shihet gjerësisht si mishërimi i burokracisë tipike të Brukselit, edhe Parlamenti Europian si përfaqësues i elektorateve të 27 vendeve antare, megjithë ndryshimet dhe shtimin e kompetencave, sërish është larg misionit të tij. Indiferenca qytetare dhe pjesëmarrja tejet e ulët në zgjedhjet europiane të vitit 2019 është treguesi më i qartë i këtij deficiti të madh.

Për pasojë, nga një bashkësi vlerash dhe parimesh themelore demokratike, BE-ja po shihet e po vepron gjithnjë e më shumë si klub interesash pragmatike, ku megjithë retorikat bajate,  shteti i të drejtës dhe demokracia janë lënë «  prapa liste »  Dëshmimtare e këtij fakti është dhe Shqipëria ku në  Dhjetor 1990 ushtroi kushtrimi emblematik «  Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa » E megjithatë, ndonëse mbetemi vendi me pëlqyeshmërinë më të madhe,  ndihet kudo rënia e peshës dhe ndikimit politik të BE-së ; kështu, dhe 20 vjet pas fillimit të procesit, ende nuk kemi çelur negociatat e antarësimit me BE-në. Këtu ka pjesën e madhe të fajit dhe klasa jonë politike me «  veprimet dhe mosveprimet «  e saj të njohura.

Këto mungesa, pengesa dhe vonesa ndihen dhe në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të miratuar mbi 20 vite më parë që vetëm emrin ka të tillë. Pesha e madhe ekonomike dhe financiare e BE-së nuk ka dhënë aspak frytet e saj në diplomacinë ndërkombëtare. Shembulli më i qartë mbetet Lindja e Mesme, ku ndonëse BE-ja BE-ja ka dhënë e jep më shumë ndihma se kushdo tjetër, ajo është e fundit për nga roli politik. Për pasojë, BE-ja vazhdon të mbetet «  arkëtare por jo aktore e globale » (  global payer but not  player) ose  « gjigand ekonomik por xhuxhmaxhuxh politik »

Ja shihni dhe në Ballkan,  në një kohë kur OKB e ka caktuar si lehtësuese të dialogut Prishtinë – Beograd, 5 vende antare të BE-së vazhdojnë të mos e njohin Kosovën ; pa lëvizur asnjë milimetër nga «  istikami » i tyre, apo të paktën të veprojnë si Izraeli që nuk thoshte « NO » por « NOT YET » pra » ende jo » që ta kenë rrugën e hapur drejt njohjes. Pozicioni i  BE-së është i lëkundur dhe dyshues dhe ndaj Serbisë, e cila ka kohë  që bën bukur lojën « e karrikes muzikore » me të, SHBA, Rusinë dhe Kinën. Ja pse ashtu si Presidenti Biden, edhe BE-ja po i kushtojnë përparësi absolute aspektit demokratik dhe në qëndrimet gjeopolitike. Ato po reagojnë shumë më ashpër e qartë dhe me demonstrim force ( hard power) ndaj Rusisë dhe Kinës. Dhjetorin e kaluar, BE-ja miratoi krijimin e  një mekanizmi kontrollues lidhur me  sanksionimin e vendeve antare dhe jashtë tyre që i shkelin  këto norma dhe parime. Natyrisht ka ende rrugë të gjatë deri në destinacion, por diskutimi i tanishëm është hapi dhe veprimi i duhur që ka gjetur jehonë dhe mbështetje të gjerë paneuropiane.

Pikërisht në këto rrethana, për të gjetur dhe kërkuar rrugëdaljet më optimale  është e nevojshme që të thithen idetë dhe mendimet e qytetarëve europianë në mjedise të gjera publike; në vijim, do të ngrihen forume dhe struktura konkrete, si konsulente dhe oponente të institucioneve të BE-së, me qëllim që çdo qytetar të ndihet realisht i përfaqësuar në vendimarrjen e BE-së. Me synimin përfundimtar që,  krahas karakterit  Ndërqeveritar dhe Supranacional, BE-ja të institucionalizohet dhe si bashkim i vërtetë i qytetarëve në procesin  vendimmarrës. Kësisoj, Europa e qytetarëve nuk do jetë slogan i rradhës, por do të jetësohet në praktikën e përditshme. Për këtë qëllim, idetë dhe rekomandimet që do të jepen gjatë këtij diskutimi të gjerë  do të pasqyrohen dhe në ndryshimet në traktatet bazë të BE-së, si bashkim i 27 vendeve; hë për hë, kjo përbën një sfidë tejet të  vështirë dhe me plot paqartësi;  por dora dorës do të gjinden dhe zbatohen format dhe instrumentat e nevojshëm juridikë dhe institucionalë.

Në këtë drejtim, është inkurajues fakti se që qysh në ditët e para të nisjes së kësaj Konference, te Platforma e saj po «  vërshojnë » qindra dhe mijra propozime dhe sugjerime konkrete nga qytetarët e vendeve të ndryshme. Ato përfshijnë votimin, të ardhurat dhe shërbimin e njehsuar ushtarak europian, kartën e identitetit dhe gjuhën europiane dhe plot të tjera. Oguri tjetër i mirë në vigjilje të kësaj Konference ishte Samiti i parë Social i BE-së më 7/8 Maj në Porto nën presidencën portugeze të BE-së «  Për një Europë më të mirë » Mbi bazën e 20 shtyllave kryesore sociale të miratuara në vitin 2017,  aty u përcaktuan tri drejtimet themelore deri në vitin 2030 — shtimin e punësimit me 78 për qind, realizimin e  60 për qind të trajnimeve falas për rininë dhe heqjen nga lista e varfërisë dhe e përjashtimit social të 15 million  njerëzve, prej të cilëve 5 milion fëmijë, etj.

Ndonëse ky debat do të zhvillohet në vendet antare, askush nuk pengon, madje sugjerohet që ai të ndiqet me vëmendje dhe të  zhvillohet dhe në vendet kandidate për në BE e sidomos në vendin tonë. Ca më tepër që dhe Ballkani me tematikat e tij të nxehta pritet të jetë pjesë e këtyre debateve  dhe për më tepër se këto vitet e fundit e sidomos  në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit shumë pak u fol për demokracinë, shtetin e të drejtës, shoqërinë civile, median e lirë, etj. Mbizotëruan modernizmi i infrastrukturës, ndërtime portesh dhe aeroportesh, shtëpish, padyshim me shumë vlerë. Mirëpo ato nuk ka përse të kthehen në «  gjethe fiku » që të mbulojnë dështimet dhe dyshimet e shumta demokatike në vendin tonë. As të fetishizhen zgjedhjet sado të mira qofshin kur në fakt janë ende larg standardeve europiane. Për më tepër, në periudhat midis dy zgjedhjeve duhet medoemos të kultivohen  9 elementët e tjerë të domosdoshëm të demokracisë si pjesë e Dekalogut të Helsinkit dhe Kritereve të Kopenhagen – shteti i të drejtës, tregu i lirë, respekti ndaj opozitës, media e lirë dhe e pavarur, shoqëria civile, kompromisi, lëshimi, toleranca, etj. Pa këto komponentë jetikë, edhe reforma madhore e drejtësisë do të mbetet pa frymë dhe efekt. Se po të jetë për modernizime infrastrukturore, për to shquhen, aq sa dhe nuk mund të konkurohen dot edhe vende diktatoriale në  Afrikë, Azi dhe gjetkë; mirëpo atje mungon «  mishi dhe buka » – demokracia dhe shteti i të drejtës.

Ndaj në vend të « gjigandomanisë » dhe «  kampionizmit » nga të cilat boll e kemi pësuar në të kaluarën, na duhet të jemi më shumë «  me këmbë në tokë » për qytetari dhe demokraci, si «  oksigjeni i shoqërisë. Këtu si shumica parlamentare dhe opozita kanë shumë për të bërë «  në gërma dhe në frymë »pa fetishizim dhe pa nihilizëm, me luftë politike por dhe bashkëpunim për interesat madhore të vendit.

 /argumentum.al

Tags: 9 majieuropaJorgji Kote

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.