Bosna.hr[i]
Në përmbyllje, qëndrueshmëria e këtij armëpushimi “dypalësh” varet nga ajo nëse kjo ndërprerje e luftimeve mund të derdhet dhe të modelohet në marrëveshje gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Islamabad apo nëse kjo është vetëm një pauzë katërmbëdhjetëe ditore para aktit pasues.
Në botën e specializuar të pronave të patundshme luksoze ekziston manovra e njohur si “tërheqje e strukturuar”, ku shitësi pranon për uljen e çmimit, jo sepse shtëpia po rrënohet, por sepse befas kupton se kopështi duket më mirë kur bie shi. Kjo është koreografia e shpëtimit të fytyrës e cila i mundëson blerësit dhe shitësit të largohen nga salla ku kanë biseduar secili me bindjen se e ka mashtuar tjetrin.
Gjeopolitika, sidomos kjo e llojit të Trumpit, funksionon sipas një estetike të këtillë. Të martën në mbrëmje, bota vështroi sesi Uashingtoni dhe Teherani hynë në paradhomë, duke patur si njëri ashtu edhe tjetri shprehjen vetëkënaqësisë e cila vërehet në fytyrën e atyre njerëzve të cilët besojnë se sapo kanë vjedhur një lugë argjendi.
Armëpushimi, të cilin e shpalli presidenti Trump vetëm dy orë para përshkallëzimit të planifikuar, ndaloi atë që u bë gjithsesi një cikël i komprimuar i konfliktit: kërcënim i formuluar në mëngjez, i hedhur poshtë pasdite, dhe i ndryshuar me propozime të reja në aksham.
Kjo është një pauzë e cila e lë mbarë botën përballë pyetjes se cili ka fituar në të vërtetë: presidenti amerikan i cili pohon se synimet “janë tejkaluar”, apo Republika Islamike, plani i së cilës prej 10 pikash është në tavolinën e Uashingtonit.
Në përmbyllje, qëndrueshmëria e këtij armëpushimi “dypalësh” varet nga ajo nëse kjo ndërprerje e luftimeve mund të derdhet dhe modelohet në marrëveshje gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Islamabad apo nëse kjo është vetëm një pauzë katërmbëdhjetë ditore para aktit pasues.
Hapja e Hormuzit
Megjithatë, ndërsa arkitektët e konfliktit diskutojnë rreth fitores, ndryshimi më i thellë ndjehet në terren; për herë të parë pas 30 ditësh, opinioni publik i lemeritur iranian gjendet në njëfarë heshtje të rëndë të qiellit i cili nuk është më i mbushur me kërcënimin e bombardimeve.
Ne mesazhin e dhënë me shkurtësinë karakteristike në Truth Social, Donald Trumpi paralajmëroi pezullim dyjavor të bombardimeve amerikane kundër Iranit. Armëpushimi, të cilin presidenti i ShBA-ve e përshkroi si “dypalësh”, vjen me kushtin i cili është njëkohësisht edhe teknik edhe simbolik: “Hapje e plotë, momentale dhe e sigurtë” e Hormuzit. Teherani përpkohësisht pranoi të garantojë kalim të sigurtë për po të njëjtën periudhë dyjavore, me supozimin e njejtë që sulmet të ndërpriten.
Bisedimet duhet të nisin në Islamabad, qytet i cili tashmë është vend pritës jo vetëm i diplomatëve, por edhe i koreografisë së përmbajtjes reciproke. Bisedimet, paralajmërojnë zyrtarët iranianë, do të fillojnë me “mosbesimin e plotë”. Gjë e cila në këtë kontekst konsiderohet si normalitet procedurial.
Nëse ndërprerjet e luftimeve shpesh janë prelud i mosdakordësimit, kjo nis me marrëveshjen mbi sëpaku njërën pikë: të gjithë tashmë kanë fituar.
“Baza e marrëveshjes së qëndrueshme është se të dyja palët mund të shpallin fitoren”, tha për Türkye Today Arash Azizi, historian nga Universiteti i Yalës. “Republika Islamike do të shpallë fitoren sepse është e qartë se regjimi nuk është përmbysur. Kontrolli i saj mbi Ngushticën e Hormuzit është gjithashtu efektivisht i njohur”.
Për Uashingtonin, kuadri nuk është më pak i qëllimtë. Trumpi e paraqiti ndërprerjen e zjarrit si vendim të marrë mbasi forcat amerikane tashmë “kanë përmbushur dhe tejkaluar” të gjithë synimet, duke implikuar se përmbajtja është tani funksion i fuqisë dhe jo i nevojës.
Azizi vëren simetri në anën tjetër: “Presidenti Trump gjithashtu do të shpallë fitoren duke thënë se do t’a shpjerë Iranin deri ta ajo që ai të heqë dorë nga veprimtaria e tij luftënxitëse ndaj Shteteve të bashkuara. Dhe do të përpiqet t’a tregojë në mënyrën se lufta e ka dobësuar Republikën Islamike. Për këtë ka forcuar pozitën amerikane për të fituar çfarëdo lëshimi që të dëshirojë”.
Për këtë, të dyja palët largohen nga dhoma duke mbajtur secili kopje të marrëveshjeve të ndryshme, ndërsa secila vlen në juridiksionin përkatës narrativ. Megjithatë, në gjuhën e suksesit dypalësh fshihet elementi tradicional i bisedimeve.
Sipas fjalëve të Mehrzad Boroujerdisë, dekan e fakultetit të arteve, shkencës dhe arsimimit në Universitetin e shkencës dhe teknologjisë së Misurit, propozimi iranian prej 10 pikash përfshin kërkesa që zgjaten përtej ndërprerjes direkte të zjarrit: zbutja e sanksioneve, kompensimi, tërheqja e forcave amerikane dhe njohja e të drejtës së tij për pasurimin e uraniumit.
“Pritet lufta e narrativave”, tha Boroujerdi për Türkiye Today, duke shtuar se asnjëra nga palët nuk është e prirur të njohë çfarëdolloj humbjeje. Por thelbi, sugjeron ai, rrëfen histori zbulimi: “Qoftë edhe lëvizja e pjesshme sipas disave prej këtyre pikave do të përbënte fitore strategjike për Teheranin”.
Asimetria nuk kaloi pa u vënë re edhe në qarqet politike në Uashington. “Këto kushte duken pak a shumë të mira për Iranin”, tha Will Todsoni, bashkëpuntor i lartë në Programin për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe ndërkombëtare (CSIS) në deklaratën e tij në rrjetin shqoëror “X”.
Fakti se Shtetet e Bahskuara gjithsesi e kanë përshkruar propozimin si “bazë e realizueshme” sugjeron bisedime të cilat nuk është se nisen nga konsensusi, por nga gatishmëria e përbashkët për të vazhduar bisedimet.
Nëse fitorja shpallet lehtësisht, qëndrueshmëria është e vështirë të ndërtohet.
Të gjithë fituan diçka
Armëpushimi fillon me harmonizim të ngushtë të nxitjes. Irani ka përfitim nga hapja përsëri e arteries së tij ekonomike kritike; Shtetet e Bashkuara kanë përfitim nga pauzimi i përshkallëzimit krahas ruajtjes së ndikimit. Megjithatë, asnjëra nga palët nuk është se ka bërë lëshime në lidhje me konfliktet kryesore të cilat prodhuan përplasjen.
Kufizimet në lidhje me “tërheqjen e strukturuar” janë të qarta.
“Kjo marrëveshje ndihmon pak në zgjidhjen e problemeve kryesore bazë”, vë në dukje Mehrzad Boroujurdi, megjithëse e pranon se popullsisë nën presion i ofrohet “pushim i përkohshëm”. Në këtë kuptim fjala “i përkohshëm” bën punë më të rëndë. Meqënëse marëveshja është e kushtëzuar dhe e kufizuar rreptësisht në kohë, mbijetesa e saj varet më pak nga besimi diplomatik sesa nga përshtatshëria e vazhduar. Do të ruhet vetëm deri atëherë kur të dyja palët të konsiderojnë se pauza është më e favorshme sesa alternativat.
Megjithatë, sipas Azizit, tani ekziston baza për marrëveshje në të cilën të dyja palët do të mund “të shpallin fitoren në fund të kësaj periudhe”, duke ecur më tej se thjesht pauza në armiqësi shkohet drejt zgjidhjes së qëndrueshme.
Në fund, analogjia me pronat e patundshme kthehet përsëri
Tërheqha e strukturuar nuk do të thotë se prona ka ndërruar pronar në çfarëdolloj kuptimi. Kjo do të thotë se kushtet e angazhimit janë rishikuar në mënyrën e cila u mundëson të dyja palëve të tërhiqen, dhe të mos duket kështu.
Shtetet e Bashkuara mund të flasin për sukses ushtarak dhe të pohojnë se kanë përparësi. Irani mund t’a drejtojë gishtin te qëndresa dhe të pohojë se është njohur e drejta e tij. Të dyja palët mund të pohojnë, me njëfarë të drejte, se e kanë përmirësuar pozitën e tyre.
Kjo e lë armëpushimin të zënë mes dy pohimeve të pashpjegueshme. Se të dyja palët kanë fituar. Dhe se asnjëra nuk ka kryer bisedime.
[i] https://bosna.hr/zavrsen-prvi-cin-pravi-pregovori-pocinju-s-uvjerenjm-da-su-svi-pobijedili-i-da-je-druga-strana-izgubila/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA



























































