Disa media pro qeverise raportuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ai është i përgatitur të vdesë, por nuk do të largohet pa zgjedhje, shkruan portali Nova.rs.
Një postim në llogarinë e presidentit në Instagram shfaqte një fotografi të Vuçiqit me fjalët: Hijet dhe varret tona do të luftojnë armiqtë e Serbisë. Faleminderit njerëzve për mbështetjen e tyre.
“Unë do t’i shpall të gjitha zgjedhjet, më ka lodhur të gjitha marifetet, jam i përgatitur të vdes, nuk kam frikë! Unë jam duke pritur që frikacakët të vijnë dhe të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjedhje”, thuhet të ketë thënë Vuçiq në një takim me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq.
Mediat serbe, thonë se të enjten, në seancën e Qeverisë në të cilën ishte ftuar, Vuçiç do të shpallë një vendim të rëndësishëm që do të përcaktojë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij, duke përmendur edhe ndryshimin e qeverisë.
/Argumentum.al