Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të rishqyrtuar paketën ‘anti-shpifje’.
Përmes një reagim në rrjeter sociale, UGSH deklaron se vendimi i Kreut të Shtetit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.
Sipas UGSH, paketa ‘anti-shpifje’ u refuzua gjatë nga gazetarët si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.
Reagimi i plotë:
Presidenti i Republikës kthen draftin “Anti-shpifje”
Tiranë, 12 janar 2020
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.
Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë