Pasi u arrit sot marrëveshja ngaperfaqesuesit e partive kryesore për të realizuar reformën zgjedhore deri më 15 mars.në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike, deputeti i “pozites se re ” z.Gjoni ka pershendetur kete marreveshje ne nje postim ne rrjetet sociale .
“E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet “, shkruan Z Gjoni
Postimi i plote
MIRËSEERDHËT! Ja pra që koha i jep hakun gjithsecilit dhe qartëson gjithçka! Kur vendosa të marr mandatin e deputetit, kisha në mendje pikërisht atë që ndodhi sot. E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet. Ndaj dhe aksioni im i ka shërbyer mbajtjes në këmbë të institucionit të parlamentit. Atë institucion të cilin sot PD dhe LSI e pranuan jo vetëm si legjitim por edhe si instrumentin e vetëm për zgjidhjen e krizës që ata vetë krijuan. E pra, koha më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Tani le të mos t’a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë e tyre evropiane dhe detyra jonë është t’ia mundësojmë këtë aspiratë. Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!
P.S. By the way – Mirë se erdhët përsëri në institucione kolegë…
© Argumentum