• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Samiti Biden-Putin, befasues apo i shumëpritur

13 Qershor, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter
Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES)[1] në Lubjanë, Slloveni, rregullisht analizon zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ballkanin dhe në botë. Ambasadori Arben Cici është një diplomat, studiues, profesor dhe aktualisht këshilltar diplomatik i Presidentit të Shqipërisë. Në tekstin e tij me titull “Samiti Biden-Putin, befasues apo i shumëpritur” a i shkruan për situatën aktuale në marrëdhëniet SHBA-Rusi para takimit të parë të Biden-it me Putin që prej marrjes së detyrës.
****
Arben CICI
Ish-Ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse
Shtëpia e Bardhë ka përgatiur me shumë kujdes udhëtimin e parë ndërkombëtar të Presidentit Joe Biden, që kur ai i zgjodh President i 47-të i ShBA-së. Vizita e parë e tij është në Evropë, ku klima mikpritëse duket se, përshumë arsye,është më pozitive, por edhe më sfiduese, pavarësisht pritshmërisë  në rritje, se ajo ndaj paraardhësit të tij, ish Presidentit Donald Trump. Gjithsesi kjo agjendë do të jetë jo vetëm e ngjeshur, por edhe e nxehtë, si një përplasje gjeopolitike Samitesh në Evropë. Ajo filloi me Takimin e G-7, vazhdon më 11-13 qershor në Mbretërinë e Bashkuar, mandej me Samitin e NATO-s në Belgjikë, më 14 qershor, dhe përmbyllet me Takimin e nivelit të lartë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Rusia nuk merr pjesë as në takimet e G-7 dhe as në NATO. Ajo u pezullua nga ajo që ishte atëherë G-8 në 2014 pas aneksimit të Krimesë dhe në mënyrë të ngjashme, NATO pezulloi të gjithë bashkëpunimin me Rusinë në përgjigje të “veprimeve të saj agresive” në Ukrainë.

Takimi i parë i nivelit të lartë midis Presidentit amerikan dhe Presidentit rus, i cili do të zhvillohetmë 16 qershor në Gjenevë, u konfirmua njëkohësisht si nga Shtëpia e Bardhë ashtu edhe nga Kremlini. Ata lëshuan deklarata të shkurtra pa demonstruar një pritshmëri të lartëtë kësaj ngjarje, deri diku e papritur, nisur nga marrëdhëniet e tensionuara midis këtyre dy fuqive bërthamore.

“...Udhëheqësit do të diskutojnë gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi“, u nënvizua në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë mbi organizimin e këtij samiti.

Vetëm pak javë pas zgjedhjes President, Biden kishte pohuar në fjalën e tij para nëpunësve të Departamentit të Shtetit se ai do të kishte një qasje rrënjësisht të ndryshme ndaj Rusisë sesa paraardhësi i tij, Trump.

“Ne synojmë të diskutojmë gjendjen dhe perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Ruso-Amerikane, problemet e stabilitetit strategjik, si dhe çështje aktuale në agjendën ndërkombëtare, duke përfshirë ndërveprimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale”, deklaroi njëkohësish Kremlini zyrtar.

Konteksti i vizitës:
Do të jetë takimi i parë i Biden me Putin që nga marrja e detyrës por jo i pari mes tyre, duke përfshirë edhe një takim të vitit 2011, i cili mbahet mend për shkëmbim batutash aspak miqësore mes tyre.

Ky samit vjen gati tre vjet pas takimit të Putinit me Trump (dhe të vetmit mes tyre) dhe zyrtarët e sotëm amerikanë pohojnë se takimi i Presidentit rus me Biden do të duhet të jetë ndryshe nga ai i korrikut 2018, gjatë të cilit Trump doli në krah të Putinit dhe hodhi hapur poshtë zbulimin e ShBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet 2016.

Rusia, si “kërcënimi më i madh” për sigurinë e ShBA-së dhe aleancat e saj dhe raportet komode të ish Presidentin Trump me Putin, ishin një nga armët forta të kalit të betejës së Biden për në Shtëpinë e Bardhë për të zhvlerësuar figurën e kandidatit të tij kundështar, jo më larg se nëntorin e kaluar.

Muajin e kaluar, administrata amerikane njoftoi se po dëbonte 10 diplomatë rusë dhe po sanksiononte dhjetëra kompani dhe individë rusë në përgjigje të akuzave të cështjes Solar Winds dhe ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Edhe intervistat e muajve të fundit të të dy udhëheqësve, të shoqëruara me akuza për njeri-tjetrin, i ashpërsuan marrëdhëniet mes këtyre dy fuqive, të trazuara si asnjëherë tjetër, si pasojë e të cilave për herë të parë mbas 20 vitesh, Rusia thirri në Moskë ambasadorin rus në Uashington.

Megjithatë, çështjet madhore globale të ditëve të sotme dhe mosmarrëveshjet thellësisht të mprehta që shtrohen për zgjidhje sot mes ShBA-së dhe Rusisëdhe jo vetëm, i detyruan këta dy udhëheqës të hedhin mbrapa të kaluarën, edhe shumë të afërt, të raporteve jo shumë miqësore dhe të shigjetimeve të hidhura mediatike mes tyre, deri disa javë më parë.

“...Ne nuk takohemi me njerëz vetëm kur biem dakord. Në fakt është e rëndësishme të takohemi me udhëheqësit kur kemi një sërë mosmarrëveshjesh, siç po bëjmë me udhëheqësit rusë, ” nënvizoi sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke ju përgjigjur kështu edhe kritikëve të organizimit të këtij samiti të rëndësishëm.

Çështjet e mundshme për diskutim: 
Rendi i ditës ende nuk është bërë publik por, sipas njoftimeve herëpashershme të Shtëpisë së Bardhe dhe Kremlinit,një sërë çështjesh të mprehta, në dinamikë dhe ndryshim të përditshëm, do të shtrohen për diskutim gjatë këtij samiti të madh.

Me rendin e ditës janë ngarkuar këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan dhe homologu i tij rus, Nikolai Patrushev, një rend dite, shtyllat dhe fryma e të cilit janë hedhur në takimin e 19 majit të Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov. U shpreh publikisht gatishmëria për të hedhur ne tryeze të gjitha çështjet e mundshme për diskutim, pavarësisht në se arrihet marrëveshje apo jo.

“Unë ia bëra të qartë Presidentit Putin, në një mënyrë shumë të ndryshme nga paraardhësi im, se ditët kur Shteteve të Bashkuarastepeshin përballë veprimeve agresive të Rusisë – ndërhyrja në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve të saj – kanë mbaruar,” pohoi Biden, i cili më 13 prill zhvilloi bisedën e parë telefonike me Putinin, bisedë që sipas komenteve dhe fjalëve të korridoreve diplomatike ishte “një shkëmbim i parë i tensionuar”.

Gjithsesi, nga njoftimi i Shtëpisë së Bardhë nënkuptohen se temat që do të mund të diskutohen janë të mprehta, të nxehta, zgjidhja e të cilave kërkon mund, vëmendje, vendosmëri, përgjegjësi, mençuri e shpirt kompromisi, për të mirën dhe interesat e të dy vendeve dhe të botës mbarë.

Ndaj, kur Presidenti Joe Biden do të takohet me homologun rus Vladimir Putin më 16 qershor, ai do të jetë një nga samitet më të ndjekur të vitit.

“… Ata diskutuan një numër çështjesh rajonale dhe globale, duke përfshirë qëllimin e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të ndjekur një dialog strategjik të qendrueshëm mbi kontrollin e armëve dhe çështje të reja të sigurisë, të bazuara në zgjerimin e “Traktatit të Ri START”. Presidenti Biden gjithashtu e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në mënyrë të vendosur në mbrojtje të interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve të tilla të Rusisë, si ndërhyrjet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje. Presidenti Biden theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetin territorial të Ukrainës. Presidenti shprehu shqetësimet tona në lidhje me ndërtimin e papritur ushtarak rus në Krimenë e pushtuar dhe në kufijtë e Ukrainës dhe i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet. Presidenti Biden riafirmoi qëllimin e tij për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një samiti në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhe të datës 13 prill.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi në mënyrë të njëanshme Krimenë, një gadishull të rëndësishëm në Detin e Zi ku ndodhet qendra e një baze të marinës ruse, duke pësuar një dënim ndërkombëtar dhe sanksione. Pavarësisht kësaj Rusia qendroi në pozitën e saj duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër dërgimit të anijeve luftarake në Detin e Zi dhe duke u kërkuar forcave amerikane që të qëndrojnë larg “për të mirën e tyre“.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe se ajo qëndronte pas sulmeve kibernetike (vitin e kaluar) ndaj kompanive amerikane dhe sistemeve të softuerit.

Shtëpia e Bardhë zyrtarisht ka bërë me dije se vitin e kaluar, spiunët rusë sabotuan një pjesë të vogël të kodit kompjuterik të fshehur në një pjesë të njohur të softuerit të quajtur “SolarWinds”, i cili u përhap në 18,000 rrjete kompjuterike qeveritare dhe private. Hakerat hynë në skedarët dixhitalë të departamenteve të ShBA-së, të Drejtësisë, të Shtetit, të Thesarit, të Energjisë dhe Tregtisë dhe u mundën të kërkonin në komunikimet e nivelit të lartë, duke rrezikuar dosjet e gjykatës dhe informacionin bërthamor.

Administrata e Biden njoftoi sanksionet në mars kundër disa zyrtarëve të lartë rusë të nivelit të mesëm, së bashku me më shumë se një duzinë biznesesh dhe entesh të tjera, për shkak edhe të sulmit gati fatal të liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny, me agjentin-nervor Novichok dhe burgimin e tij në gusht të vitit 2020. Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, shërbimi sekret rus përdori të njëjtin agjent-nervor për helmimin në vitin 2018 të ish-spiunit sovjetik Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik Salisbury.

Janë ngritur publikisht dyshime se agjentë rusë paguajnë Talibanët për të sulmuar trupat amerikane në Afganistan, të cilat janë në fazën e rikthimit të tyre në atdhe dhe Presidenti Biden ka një ndjeshmëri të lartë për sigurinë e jetën e trupave amerikanë.

Rusia nga ana e saj ka mohuar në vazhdimësi të gjitha këto akuza prandaj duket se nuk do të jetë një samit i lehtë. Numri i çështjeve të shumta për të cilat këto dy fuqi kanë kohë që debatojnë e përplasen me njëra tjetrën janë pjesë e shqetësimit jo vetëm dypalësh por edhe global.

Rezultati i bashkëpunimit të suksesshëm të këtyre dy shteteve, marrja e masave reciprokisht të koordinuara në betejën kundër pandemisë Covid -19 dhe pasojave shkatërruese ekonomike, shëndetësore e sociale, si dhe debati përmbajtësor mbi çështjet e ndryshimit të klimës, mirëpriten nga gjithë bashkësia ndërkombëtare.

Pavarësisht kompleksitetit të cështjeve dhe qëndrimeve jashtëzakonisht kundërshtuese, fusha të tilla bashkëpunimi si beteja kundër Covid-19, ndryshimi i klimës, përcaktimi i “rregullave të lojës” për spiunazh edhe kibernetik dhe minimizimi i ndikimit destabilizues të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ofrojnë shpresë dhe mundësi për marrëveshje dhe bashkëpunim.

Ka shumë gjasa që gjatë këtij samiti të diskutohet edhe cështja e debatueshme e ndërtimit të tubacionit të gazit natyror të Nord Stream 2, e cila shkaktoi konflikt, deri në propozime sanksionesh ndaj Gjermanisë, një nga aleatet amerikane më të rëndësishmeevropiane. Zyrtarë të lartë amerikanë këmbëngulin se tubacioni kërcënon sigurinë evropiane të energjisë, rrit ndikimin e Rusisë dhe paraqet rreziqe për Ukrainën dhe Poloninë duke krijuar anashkalimin e të dy vendeve.

Nga ana tjetër, në reagimin e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel mirëpriti lajmin e samitit duke komentuar: “Diplomacia ka një shans vetëm nëse flisni me njëri-tjetrin.”

Përse Gjeneva? 

Nuk është aspak rastësi zgjedhja e këtij vendi tëveçantë për këtë samit të rëndësishëm.

Presidenti Joe Biden propozoi që samiti me Presidentin rus Vladimir Putin të zhvillohet në një vend të tretë, në mënyrë që të palët dy mos kenë kushtëzime dhe të mund të diskutojnë një “gamë të plotë çështjesh“.

Gjeneva, ky qytet i pasur, shumë i qetë, në brigjet e Liqenit të Gjenevës,ofron pamje mahnitëse të majës “Mont-Blanc, majës më të lartë në Evropën Perëndimore, përben më së miri një sfond intrigues për samitin.

Gjeneva është qendër e rëndësishme e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe dhe zemra e asnjanësisë së Zvicrës.

Ky qytet u bë udhëkryqi kryesor i diplomacisë dhe intrigave në vitet e pasluftës përgjatë Luftës së Ftohtë dhe kryqëzimi ku diplomacia e bllokut Lindor të mbizotëruar nga Sovjetikët takohej lirshëm me Perëndimin kapitalist të stilit Amerikan.

Gjeneva bëri sidomos histori kur më 19-20 nëntor të vitit 1985, Presidenti amerikan Ronald Reagan u takua për herë të parë me Presidentin sovjetik Mikhail Gorbachev, një samit i konsideruar shumë i rëndësishëm për thyerjen e akullit midis Lindjes dhe Perëndimit dhe nxitjen e marrëdhënieve më miqësore midis dy udhëheqësve përgjatë mandatit të tyre presidencial.

Së fundmi kjo gjetje e administratës Biden kërkon të ringjallë reputacionin e qytetit si një qendër për diplomacinë ndërkombëtare, duke u distancuar nga administrata Trump, e cila kryesisht shmangu institucionet e saj globaliste si Organizata Botërore e Tregtisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, organizata në të cilat administrata Biden është ri-angazhuar me seriozitet.

Rëndësia e Samitit: 
Duke pasur parasysh tensionet e fundit, qëndrimet shumë të larguara të palëve dhe klimën e përgjithshme dypalëshe dyshuese, ka pak besim se samiti mund të arrijë rezultate mahnitëse.

Por përpjekja për rivendosjen e dialogut dhe komunikimit me qëllim arritjen e “parashikueshmërisë dhe stabilitetit” në marrëdhëniet me Rusinëështë një objektiv ambicioz dhe i guximshëm i administratës Biden.

Edhe nëse nuk do të arrihet një përparim i dukshëm nëdakordësimin mbi çështjet e nxehta që do të mund të diskutohet, të dy palët do ta kenë të ligjshëm pretendimin se kanë bërë përpjekje me mirëbesim për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre e për pasojë krijimin e një klime ndryshe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ky takim do të japë një mesazh të rëndësishëm në situatën e përgjithshme konfliktuale, do të kontribuojë në uljen e tensioneve nëpërmjet vendosjes së linjave të hapura të komunikimit mes Washingtonit dhe Moskës për çështje të rëndësishme të sigurisë botërore me interes për Rusinë dhe ShBA-në, veçanërisht në debatin mbi kontrollin e armëve bërthamore.

Megjithatë, të gjitha bien dakord për një fakt: Befasues apo i shumëpritur, ky samit do të jetë ngjarja diplomatike më e ndjekur në nivel global.

Rreth Autorit:
Ambasadori Arben Cici ka një karrierë të gjatë diplomatike; ai është studiues dhe analist në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht në çështjet e rajonit, autor i librave dhe shumë artikujve të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai po jep mësim në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Mesdhetar lëndën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Ai është aktualisht këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ljubljana/Tiranë, 12 qershor 2021

Tags: arben ciciifimes

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.