• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Bushati: Hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të ishte një gabim strategjik

    Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për punësimin e qytetarëve vietnamezë

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

    Abdixhiku, Presidenca dhe Kosova në pritje të një marrëveshjeje që nuk po vjen

    Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

    Sveçla: Një tjetër varr masiv u gjet në Jabukë të Zubin Potokut

    Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje, Haddad: Marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në një fazë të re

    Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së pas kërkesës për shkarkimin e tij

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

SHBA: Trump, Biden përballë njëri-tjetrit në debatin e fundit

22 Tetor, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë të enjten në mbrëmje, hera e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit që gjenden ballë për ballë.

Kandidatët, të dy në të 70-at, ndërprenë vazhdimisht njëri tjetrin, megjithëse zoti Trump më shpesh se zoti Biden, në debatin e tyre prej mbi 90 minutash në fund të shtatorit, një përplasje që disa ekspertë amerikanë të shkencave politike e përshkruan si debatin presidencial amerikan më të keq ndonjëherë.

Por këtë herë, Komisioni i pavarur për Debatet Presidenciale ka vendosur ta mbyllë mikrofonin e njerit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që ka zgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC News”.

Komisioni tha se mendon se nëse as Presidenti Trump as demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit amerikanë – të paktën ata relativisht të paktë që thonë se janë ende të pavendosur se si do të votojnë – mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenar përplasjesh si herën e parë mund të përsëritet. Kandidatët Trump dhe Biden shkëmbyen një varg talljesh, fyerjesh dhe komentesh me thumba ndaj njëri-tjetrit, me ndërprerjet që e bënin të vështirë here pas here për shikuesit që të ndiqnin shkëmbimet.

Shumë gjëra kanë ndryshuar midis debatit të parë dhe atij të së enjtes, i cila mbahet një një sallë debatesh në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

Një debat i dytë i planifikuar për javën e kaluar u anulua pasi zoti Trump u prek nga koronavirusi dhe u shtrua në spital për tre net. Kjo e bëri komisionin të vendoste që kandidatët të debatonin virtualisht, por zoti Trump refuzoi dhe takimi u anulua.

t

Çka është më e rëndësishme, miliona amerikanë tashmë kanë vendosur në lidhje me zgjedhjet, me më shumë se 43 milion njerëz që kanë hedhur votën here me postë ose personalisht. Shumë kanë thënë se gjatë pandemisë së pakontrolluar të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ata donin të shmangnin kontaktin me votuesit e tjerë në radhët e gjata të pritshme në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Shumë votues demokratë që favorizojnë Biden thanë se dëshironin të ishin ndër të parët që votuan për të larguar zotin Trump, duke e bërë atë presidentin e tretë në detyrë të Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën për rizgjedhje për një mandat të dytë.

Votuesit republikanë shpesh u kanë thënë anketuesve dhe gazetarëve se ata synojnë të votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada në zgjedhjet kombëtare amerikane. Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i mirë për zotin Trump, që të ulë epërsinë e zotit Biden në sondazhet kombëtare.

Demokrati Biden, me gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane si senator amerikan dhe ish nënpresident në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, mban një epërsi prej 9 ose 10 përqind ndaj zotitTrump në sondazhet kombëtare, por epërsia e tij në shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e përgjithshëm është sa rreth gjysma e asaj të përgjithshme.

Gazetarja Welker e televizionit NBC thotë se ajo do t’i pyesë kandidatët në lidhje me përpjekjet e tyre për të kontrolluar koronavirusin që ka shkaktuar vdekjen e 221,000 vetëve në Shtetet e Bashkuara. Temat e tjera do të përfshijnë familjet amerikane, çështjet racore në SHBA, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

Në një intervistë në FoxNews të martën, Presidenti Trump sulmoi moderatoren Welker si “plotësisht e politizuar” dhe sulmoi Komisionin e Debateve si të njëanshëm kundër tij. Presidenti tha se nuk është i kënaqur me vendimin për të mbyllur mikrofonët e kandidatëve gjatë deklaratave hapëse dy minutëshe dhe pretendoi se debati duhej të ishte përqëndruar në politikën e jashtme në vend të pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve të tjera të politikës së brendshme.

Zoti Trump ka vazhduar fushatën me tubime të mëdha të mbështetësve këtë javë, duke velrësuar energjinë që ai beson se ato i shtojnë fushatës së tij dhe duke besuar se ato janë thelbësore për të fituar një mandat të dytë. Zoti Biden, ndërkohë, ka qëndruar larg syve të publikut që nga fundjava e kaluar, në shtëpinë e tij në shtetin lindor të Delaware për t’u përgatitur për debatin.

Fushata Trump ka premtuar të përballet meBiden për një çështje që mungoi në debatin e parë – akuzat se djali i Bidenit, Hunter përdori lidhjet e babait të tij ndërsa ishte nënpresident për të bërë marrëveshje fitimprurëse biznesi në Ukrainë dhe Kinë.

Bill Stepien, menaxheri i fushatës së Trump, tha në një deklaratë këtë javë, “Nëse media nuk do t’i bëjë Joe Biden këto pyetje, presidenti do t’i bëjë dhe Biden nuk do t’i shamget dot”. Zoti Biden i ka quajtur pyetjet në lidhje me djalin e tij “një fushatë shpifjesh”, por nuk i ka adresuar publikisht akuzat specifike në lidhje me marrëveshjen e Hunter Bidenit, përfshirë fakttin që ishte anëtar në bordin e një kompanie ukrainase të gazit natyror për të cilën, sipas mediave amerikane , ai paguhej 50,000 dollarë ose më shumë në muaj.

Nuk dihet se si mund t’u përgjigjet Biden pyetjeve në lidhje me transaksionet financiare të djalit të tij është diçka, dhe nëse aido të ngrejë pyetje në lidhje me shumat e mëdha që korporatat dhe qeveritë e huaja kanë shpenzuar për qëndrime në hotel dhe loja golfi në pronat e zotit Trump gjatë presidencës së tij.

Aaron Kall, një trajnues debatesh në Universitetin e Miçiganit, tha se rezultati i debatit është “edhe këtë radhë shumë më i rëndësishëm për Presidentin Trump”. Zoti Kall tha se Presidenti Trump “ka më pak hapësirë për gabim” sepse ndarjet partiake dhe votimi i parakohshëm kanë lënë më pak votues të pavendosur sesa në disa zgjedhje të fundit presidenciale të SHBA – ndoshta më pak se 5% të elektoratit, sipas sondazheve kombëtare.

“Trump do të ketë pritshmëri më të ulëta për këtë debat duke pasur parasysh sa dobët doli herën e parë” në shtator, tha zoti Kall.

“Nëse ai bën një paraqitje të mirë, kjo mund ta largojë koronavirusin nga titujt e mediave të paktën për një periudhë të shkurtër kohe.”

Sa i përket zotit Biden, profesori Kall tha se “Duke pasur parasysh epërsinë e tij të vazhdueshme në sondazhe, Biden nuk ka nevojë të ofrojë një paraqitje të jashtëzakonshme ose diçka të tillë. Fushata e tij është e kënaqur me gjendjen e garës aktualisht dhe do të ishte e lumtur me një zgjatje të pacaktuar të kësaj gjendjeje”.

Por ai shtoi se “ashtu si gjatë debatit të fundit, ai duhet të ruhet nga ndonjë gafë e madhe që mund të ndryshojë tonin e garës në një moment kritik.”

Tags: bidendebati i funditpresidencialetSHBATrump

Related- Posts

NGJARJE

Shqipëria dhe Kroacia forcojnë partneritetin strategjik, Zagrebi riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

27 Korrik, 2026
NGJARJE

Kuvendi miraton me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, opozita bojkoton seancën

27 Korrik, 2026
NGJARJE

Konferenca për Përballjen me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj/ Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë kyçe për demokracitë evropiane

27 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

5 Gusht, 2026

Irani dhe Omani bien dakord për itinerarin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, thotë Teherani

5 Gusht, 2026

Shuarje e ngadaltë e “koalicionit të vullnetarëve”

5 Gusht, 2026

Abdixhiku, Presidenca dhe Kosova në pritje të një marrëveshjeje që nuk po vjen

5 Gusht, 2026

Modernizimi teknologjik, çelësi i modernizimit të Kinës

5 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.