Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim tha përmes një video-mesazhi në Facebook, se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët.
Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë.
”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlinndjen e 244-ët. Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrotja e lirsë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.





























































