Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e sotme (27 nëntor 2019) ditë zie kombëtare, pas tërmetit shkatërrues me magnitutë 6.4 ballë që deri më tani ka shënuar 20 viktima dhe qindra të plagosur.
Në nderim te viktimave të tërmetit tragjik që goditi vendin, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e nesërme, 27 nëntor ditë zi në Kosovë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.
Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit