Gjatë një vizite sot në Zall Herr, shtëpi e Forcave të Armatosura Shqiptare, i Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, u takua me pjesëtarë të Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe Ndihmës së Ushtrisë Amerikane (SFAB), si dhe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai u takua edhe me Gjeneralmajorin Ilir Xhebexhia të Forcave Tokësore, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.
Wisner pohoi sërish angazhimin e Shteteve të Bashkuara në bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe si aleatë në NATO, duke theksuar rolin kyç të trajnimit të përbashkët SHBA-Shqipëri për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Ai shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Shqipërinë në forcimin e mëtejshëm të aftësive të saj ushtarake.





























































