Me rastin e Ditës së Rinisë të Kinës më 4 maj, presidenti i Kinës, Xi Jinping, iu përgjigj një letre të përfaqësuesve të fituesve të Medaljes së Rinisë “4 Maji” dhe Çmimit “Pionier i Rinisë së Epokës së Re”, duke përcjellë urime për të rinjtë e të gjitha kombësive dhe duke shprehur shpresat e tij të sinqerta.
Në përgjigjen e tij, Xi theksoi se të rinjtë kanë mbajtur fort në mendje besimin e Partisë dhe janë angazhuar në vijën e parë të inovacionit shkencor e teknologjik, të rigjallërimit rural, të shërbimeve shoqërore e të mbrojtjes së vendit, duke shkruar një kapitull rinie të vendosur me veprime praktike dhe duke shfaqur vetëbesimin, vetëforcimin dhe frymën përparimtare të rinisë kineze në epokën e re.
Foto nga VCG
Xi nënvizoi se ky vit shënon fillimin e Planit të 15-të Pesëvjecar dhe është momenti i duhur që të rinjtë të japin kontributin e tyre. Ai shprehu shpresën që ata do të kenë ideale të larta, do të përkushtohen me përpjekje të vazhdueshme, do të nxisin të rinjtë e tjerë që të përshtasin aspiratat personale me përparimin kombëtar, do të krijojnë arritje të reja në pozicionet e tyre dhe do të kontribuojnë me energjinë rinore në rrugëtimin e ri.
Foto nga VCG
Medalja e Rinisë “4 Maji” dhe Çmimi “Pionier i Rinisë së Epokës së Re” synojnë të nderojnë të rinjtë model me përparim politik, integritet moral dhe kontribute të spikatura. Së fundmi, 16 përfaqësues të rinj të dekoruar që nga Kongresi i 18-të i Partisë i dërguan letër Xi Jinping-ut, duke raportuar mbi përvojat e tyre në shërbim në nivel bazë dhe duke shprehur vendosmërinë për të kontribuuar në Planin e 15-të Pesëvjecar dhe për të pasur ecuri të mirë në rrugën e re të “Marshimit të Madh” në epokën e re./cgtn



























































