Lideri i Tajvanit Lai Chingte mban një qëndrim kokëfortë separatist që mbështet “pavarësinë e Tajvanit” dhe është krejtësisht një “shkaktues taleshesh”, tha të shtunën një zëdhënës i pjesës kontinentale të Kinës.
Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës për Çështjet e Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, i bëri këto komente në përgjigje të një pyetjeje të medias mbi vizitën e fshehtë të Lai-t në Esvatini.
Sipas zëdhënësit, një numër vendesh refuzuan të japin leje fluturimi për avionin çarter të Lai-t. Megjithatë, ai u nis në mënyrë të fshehtë me një avion të Esvatinit, edhe pse rajoni i Tajvanit ishte goditur nga një tërmet.
Chen shtoi se respektimi i parimit të “një Kine” përfaqëson aspiratën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare dhe një prirje historike të pandalshme.
Të ashtuquajturat “arritje diplomatike” të fabrikuara me kujdes nga Lai nuk janë gjë tjetër veçse manovra të vogla që e bëjnë atë objekt talljeje për botën.
Zëdhënësi theksoi se prirja historike e ribashkimit kombëtar të Kinës është e pandalshme./cgtn



























































