• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Hemorragjia e social-demokracisë europiane

4 Janar, 2021
in FOKUS, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo hemorragji e rëndë në formën e një erozioni të pandalshëm zgjedhor që ka përfshirë shumicën dërrmuese të partive social-demokrate u shfaq edhe në zgjedhjet parlamentare 2020 në 14 vende europiane. Vetëm në Spanjë, Maqedoninë e Veriut dhe në Rumani ato dolën të parat, por me shumë vështirësi, me rënie dhe pa shumicën e nevojshme absolute. Madje, siç e kemi shtjelluar edhe në shkrimin “Mësime nga 6 dhjetori zgjedhor rumun” më 12 dhjetor 2020, atje PSD-ja do vazhdojë në opozitë, mbasi është e vetme dhe nuk krijon dot koalicion qeveritar.

Dy disfatat e fundit këtë vit i pësuan social-demokratët moldavë, në zgjedhjet presidenciale më 4 nëntor dhe ata lituanezë në zgjedhjet parlamentare më 25 tetor; këta të fundit me vetëm 12 për qind ose katër herë më pak se e djathta e qendrës.

Për pasojë, tani partitë socialiste/social-demokrate në pushtet “numërohen me gishtat e dorës”. Ato drejtojnë qeverinë vetëm në 11 nga 57 vende të Europës, niveli i tyre më i ulët historik. Kështu, me përjashtim të Shqipërisë dhe Portugalisë, kjo e fundit me qeveri pakice, në asnjë vend tjetër ato nuk qeverisin të vetme, por me koalicione shumëpartiake; madje dhe aty kryesojnë vetëm në Spanjë, Suedi, Danimarkë, Finlandë dhe Maqedoninë e Veriut; ndërsa në Gjermani, Itali, Belgjikë, Zvicër, Luksemburg, Çeki dhe Serbi janë partnerë të dytë ose të tretë. Ndërkohë që janë në opozitë anemike në Francë, Turqi, Poloni, Holandë, Austri, Hungari, Sllovaki, Greqi, Izrael, Irlandë, Maltë dhe gjetkë. Sa për Rusinë, Ukrainën dhe ish-republikat sovjetike, atje social-demokracia nuk jep prej kohësh asnjë shenjë jete. Ndërsa në Ballkan janë në pushtet vetëm në 3 nga 12 vende të rajonit.

Në këto kushte, shumë vëzhgues politikë kanë dhënë alarmin, duke vënë në pikëpyetje mbijetesën politike të social-demokracisë europiane; pikërisht sot kur ajo është më e nevojshme se kurrë për të rivendosur ekuilibrin e duhur politik, sidomos pas “yryshit” të populistëve dhe ekstremit të djathtë.

Ndër shkaqet dhe arsyet kryesore të kësaj hemorragjie të pandalshme janë: mungesa e alternativave më të mira politike, sidomos për shtresat e varfra dhe në nevojë pas krizave të rënda ekonomike dhe financiare; bashkimi me të djathtën e qendrës në një kauzë ekstreme shkurtimesh, kursimesh dhe goditjes ndaj nivelit të sigurimit social; për pasojë humbja e besueshmërisë te elektorati sidomos te rinia, moshimi dhe largimi fizik i brezave tradicionalë mbështetës, veprimi pa frymën e duhur përballë fuqizimit të populistëve/ ekstremistëve dhe të Gjelbërve, dorëzimi përpara korrupsionit, krimit të organizuar etj.

Gjithashtu ndihet shumë mungesa e liderëve karizmatikë, me guxim dhe vizione politike. Shumica e liderëve të partive të sotme social-demokrate janë shumë-shumë larg figurave frymëzuese emblematike – Brandt, Gonzales, Blair, Mitterand, Papandreu, Vranitzky, Kvansnievski, D’Alema, Rabin, Simon Peres, Olaf Palme e të tjerë.

Por, le të jemi më konkretë me një “skanim” të shpejtë në këtë kamp politik jetik, duke filluar me PS spanjolle; ndonëse ajo përfaqëson shembullin më pozitiv, sërish, ndryshe nga 10 vite më parë, kur kishin të vetme një shumicë komode qeverisëse dhe ndonëse dolën të parët në të dy zgjedhjet e parakohshme të këtij viti, lideri i tyre Pedro Sançez “hoqi të zitë e ullirit” derisa krijoi koalicionin e ri qeveritar; por që do të mbahet në këmbë me “patericat” e një partie të vogël nacionaliste dhe të majtistëve të “Podemos” që kur të duan “të bëjnë gjëmën”. Dhe socialistët portugezë me Antonio Costa karizmatik qeverisin vërtet të vetëm, por në pakicë, duke qenë dhe nën mëshirën e kushteve dhe rrethanave të ndryshme politike.

Në Skandinavi, “kryeqyteti i social – demokracisë” siç njihej deri vonë, ata janë vërtet në pushtet, veçse tani në koalicione shumëpartiake në Suedi; ku gjithsesi, dhe pse në zgjedhjet e vitit 2018 dolën të parët me 28 për qind, ky ishte rezultati i tyre më i ulët nga viti 1911! Në koalicion me 5 parti qeverisin dhe në Danimarkë e Finlandë, ku ka më shumë shpresa, falë dhe lidereve të reja rrezatuese si Frederikson dhe Marin.

Tejet e nderë paraqitet gjendja e SPD-së gjermane, më e madhja dhe më e lashta në Evropë; edhe pse në 15 vitet e fundit ka ndryshuar si asnjë parti tjetër plot tetë kryetarë! Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ra na nivelin më të ulët historik të 160 viteve të saj me vetëm 20,5 për qind! Dhjetorin e kaluar mori fund procesi i mundimshëm i zgjedhjes së bashkëkryetarëve të rinj, Walter Borjans dhe Saskia Eskens, dy figura që nuk i njihte “as lagjja e tyre” pa kurrfarë force morale dhe frymëzimi. Për pasojë, kuotat e SP-së në sondazhe kanë rënë në 13-15 për qind. Veç të tjerash, ata i ka dëmtuar ndjeshëm qëndrimi në tre mandatet e fundit në koalicion me CDU-në e Merkel, e cila i ka lënë në hije; mirëpo dhe largimi prej saj nuk jep kurrfarë shansi përballë të Gjelbërve, Liberalëve dhe populistëve që janë hedhur në sulm.

Të mëdhenjtë e tjerë social-demokratë italianë u qetësuan disi pas disfatës së 25 majit 2019, kur u futën në koalicion me “Pesë Yjet”, pas largimit të populistit të Lega Nord, Mateo Salvini me mendimin për të rrëzuar qeverinë dhe për të marrë gjithë “tepsinë” e pushtetit. Gjithsesi, gjendja në atë parti është e zymtë dhe me shumë pak perspektivë, sidomos përballë agresivitetit të Lega Nord që kërkon të rikthehet me çdo kusht, grindjeve të brendshme dhe krijimit të një partie të re nga ish-lideri i saj i fortë, ish-kryeministri Mateo Renzi. Më stabël paraqiten këto parti në Zvicër, Belgjikë dhe Luksemburg, ku me gjithë “firot” mbeten vazhdimisht në koalicionet shumëpartiake.

Shumë më e pështjelluar është gjendja e social-demokratëve në opozitë. Padyshim që disfatën më të rëndë e pësuan dhjetorin e kaluar laburistët britanikë. Në të dytat zgjedhje brenda një viti, nga 40 për qind një vit më parë, ata ranë përballë populistit brexitas Boris Johnson me vetëm 32 për qind. Nisur nga pesha dhe tradita e tyre, kjo humbje ishte tërmet politik për social-demokracinë evropiane. Për më tepër, laburistët britanikë i kishin të gjitha mundësitë të fitonin pas një debati të stërmundimshëm trevjeçar për fatet e Brexit dhe pas largimit të dy kryeministrave konservatorë. Mirëpo, ata dhe lideri i tyre majtist, Corbyn, jo vetëm nuk ditën ta shfrytëzonin këtë situatë të favorshme, por u zhytën në llumin e deklarimeve semitiste, përçarjeve të brendshme, dhe qëndrimeve të paqarta ndaj Brexit, që vetëm shtuan agoninë dhe lëngatën e elektoratit për Brexit. Dhe në Irlandë laburistët janë detyruar të riorganizohen më 2015, duke realizuar një rezultat fare minimal në zgjedhjet 2020.

Padyshim që katastrofën më të madhe zgjedhore dy vitet e fundit e ka pësuar PASOKU grek, i themeluar më 1974 në ilegalitet nga legjendari A.Papandreu. Nëse në vitin 2009, djali i tij, J.Papandreu fitoi 44 për qind të votës popullore me 160 nga 300 vende në Parlament, më 2015 filloi shembja e PASOK që mori vetëm 13 deputetë! Ironia ishte se PASOK që u themelua për të mbrojtur shtresat e gjera të popullsisë nga kataklizmoja e falimentit financiar, të shkaktuar për fajin e vet, mori përsipër të zbatonte paketat e ashpra ndërkombëtare të shkurtimeve drastike në çdo qelizë të jetës. Për pasojë, kur shumicës dërmuese të popullsisë i “kishte shkuar thika në palcë”, PASOK pushoi së ekzistuari, duke hequr emrin dhe selinë dinjitoze. Mes shumë peripecish, gjeti strehë në koalicionin “Lëvizja për ndryshim” ose KINAL, e cila në zgjedhjet e 7 korrikut 2019 siguroi 19 vende ose 5 për qind! Disa liderë të tij janë në burg, të tjerët të diskredituar.

Dukuria e “Pasokëzimit” të social-demokracisë goditi dhe Partinë Socialiste Franceze, e cila ka nxjerrë liderë të kalibrit botëror, si Mitterand, Mauray dhe Delors. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ajo mezi mundi të sigurojë vetëm 26 nga 577 deputetë nga 280 vende që kishte më 2012. Me gjithë tentativat për riorganizim ajo vazhdon të vuajë nga mungesa e kohezionit politik dhe e një lideri të fortë bashkues. Shkaku tjetër kryesor është se ajo ka qenë gjithmonë në funksion të fitores pa kusht të kandidatëve për presidentë. Dështimi i ish-Presidentit Hollande ishte “dërrma” e fundit për këtë parti, krahas efektit “Macron”, i cili thithi një pjesë të madhe dhe të elektoratit të majtë social-demokrat.

Në të njëjtin “pellg” kanë ranë dhe Laburistët në Izrael, ndonëse në dy vitet e fundit ka pasur tri zgjedhje të parakohshme dhe është rritur së tepërmi pakënaqësia ndaj kryeministrit të djathtë Netianahu. Në dy zgjedhjet e këtij viti, laburistët izraelitë siguruan vetëm 3 nga 120 vende në Kneset ose 5,5 për qind, niveli më poshtërues në historinë e tyre. Pa shans janë ata dhe në zgjedhjet e parakohshme së shpejti. Në të njëjtat “ujëra notojnë” dhe laburistët holandezë, edhe pse pas “poshtërimit më 2017 me as 5 për qind, në zgjedhjet europiane 2019 shënuan një rritje të ndjeshme; kjo mund të jetë premtuese për ta gati 20 vjet larg qeverisjes.

Veç Turqisë, në pozita mjerane ndodhen dhe shokët e tyre austriakë; pas një bashkëqeverisje me konservatorët për gati 70 vjet, në tre vitet e fundit ata kanë rënë, madje shumë poshtë në opozitë, sepse “i bënë naze“ partnerëve të mëparshëm të djathtë në qeveri dhe u përfshinë në grindje të brendshme. Pas disfatës në zgjedhjet e këtij viti, Kancelari konservator 33-vjeçar Sebastian Kurz bëri koalicionin e ri qeveritar me të Gjelbërit, i pari në historinë e këtij vendi, duke shuar çdo shpresë social – demokrate dhe për shumë e shumë vite të tjera.

E errët dhe pa perspektivë paraqitet tabloja social-demokrate dhe në parti të vogla por me emër. Kështu, në fillim të vitit, u dorëhoq kryeministri socialist i Maltës, Joseph Muscat pas krizës qeveritare që pasoi vrasjen e një gazetareje të njohur investigative dy vite më parë.

Edhe gjendja në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore është bërë me problematike pas humbjeve në zgjedhjet parlamentare 2020. Social-demokratët çekë humbën 35 vende, duke mbetur me 15 deputetë, ashtu si dhe shokët e tyre sllovakë, sidomos pas skandalit lidhur me vrasjen e çiftit të gazetarëve investigativë që çoi në rrëzimin e kryeministrit Robert Fico. Në Hungari dhe Poloni, me gjithë “përpëlitjet” socialistët nuk po e ngrenë dot kokën. Edhe në Kroaci, Slloveni, dhe Bosnje janë në pozita të vështira; ndërsa në Bullgari, në zgjedhjet e vitit 2014 siguruan vetëm 15 për qind, ndonëse duket se kanë shpresa pas protestave të tanishme masive kundër të djathtëve të Borisovit.

Nëse social-demokratët në Maqedoninë e Veriut fituan “rrotë më rrotë”, në Mal të Zi ata humbën pas sundimit 30-vjeçar në zgjedhjet e gushtit.

Së fundi, këto zhvillime negative, sidomos në Ballkan, janë me ndikim dhe pasoja dhe për PS-në tonë. Gjatë 30 viteve të fundit, ashtu si PD, edhe PS-ja i është referuar me të drejtë mbështetjes, përvojës dhe fitoreve zgjedhore të aleatëve politikë jashtë vendit. Ndërsa tani është momenti që PS-ja të nxjerrë mësime nga pësimet dhe dështimet e “simotrave” të saj; në radhë të parë, për shkak të përafërsive të shumta, qoftë dhe gjeografike nga social-demokratët në rajon dhe fqinjët tanë si Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut; por dhe të disa dukurive të ngjashme negative me to, sidomos korrupsioni, krimi i organizuar, qëndrimi ndaj medias, “gërr-vërret” e vazhdueshme politike dhe institucionale, demokracia e brendshme etj.

Aq më tepër që po afrojnë zgjedhjet e reja me problematikën e tyre të rënduar dhe kur shumica e tanishme parlamentare do të kërkojë një mandat të tretë; mision ky tejet i vështirë pas amortizimit të saj fizik dhe moral në tetë vite qeverisjeje e vetme, një rast “sui generis” në Europë. Veç të tjerash, kjo situatë e bën dhe më të nevojshme funksionimin me përparësi të kësaj force politike nga poshtë-lart dhe jo vetëm apo kryesisht nga lart-poshtë si deri tani. Këtu ka ndikim të rëndësishëm edhe thithja dhe nxitja e mendimit të ekspertëve, politologëve dhe aktivistëve të tjerë, të njerëzve të mençur dhe me përvojë praktike zgjedhore brenda e jashtë këtij formacioni politik. Vërtet që PS-ja ka Sektor të Jashtëm edhe fondacionin “Qemal Stafa”, por ka kohë që atyre nuk u dëgjohet as zëri dhe as emri. Çështja shtrohet që alternativat e saj qeverisëse të kenë besueshmërinë dhe fuqinë e duhur tërheqëse, bindëse dhe frymëzuese./gsh

Tags: Jorgji Kote

Related- Posts

FOKUS

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.