• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Me ndërkombëtarët jemi « jek e jek » po tani ?

10 Mars, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr.Jorgji KOTE

Sa më tepër që afrojnë  zgjedhjet e  25 Prillit, aq më shumë vlojnë diskutimet, hipotezat dhe hamendësitë mbi rolin e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri. Për më tepër kur flitet se  8 vitet e fundit ai ka mbështetur me tepëri shumicën qeverisëse. Mirëpo, kuptimi dhe vlerësimi i drejtë i këtyre raporteve kërkon  referimin, qoftë dhe kalimthi, te historiku politik i 3 dekadave të fundit. Pjesëmarrja aktive në vitet 90 në proceset demokratike dhe  përvoja  diplomatike në 20 vitet e fundit  në Bruksel, Berlin e gjetkë  ma lehtësojnë këtë analizë nga këndvështrimi i Realpolitikës, dmth vlerat, parimet dhe interesat gjeopolitike që përcaktojnë raportet/qëndrimet e faktorit ndërkombëtar në vendin tonë. Më konkretisht :

Dihen tashmë  shpresat e mëdha që ushqeu ardhja e PD-së në pushtet në fillimin e viteve 90 me disa arritje të njohura, veçanërisht në  integrimin ndërkombëtar. Mirëpo ato arritje u errësuan nga burgosja politike e liderit të PS-së, Fatos Nano më 1993, dështimi i Referendumit Kushtetues më 1994; nga burgosje gazetarësh, ligji selektiv mbi ilustracionin, etj që kulmuan me farsën/masakrën zgjedhore më 26/28 Maj 1996 dhe shkërmoqjen e shtetit në Marsin tragjik  1997.

Megjithatë,  SHBA-të  dhe BE-ja e mbështetën vazhdimisht qeverinë e asaj kohe. Kjo mbasi koalicioni i atëhershëm qeveritar shihej si shpresa e të ardhmes, që të mos kishte « kthim prapa » mbas investimit perendimor për shembjen e komunizmit.

Gjithsesi, këtu ka pjesën e fajit dhe vetë PS-ja si ish – opozitë, me disa qëndrime të  paqarta –  mosdistancimi bindës nga  PPSH-ja, qëndrimi hezitues ndaj NATO-s, grindjet brenda saj, etj. Shto këtu mungesën e besimit nga  e Majta Evropiane, e cila e njohu  PS-në vetëm në vitin  1995.

Padyshim që kjo mbështetje pati efekte negative në proceset demokratike të asaj kohe. Tipik ishte ishte Raporteri i KiE-së, Van den Linden, që « java e shtatë e dita tetë » ishte në Tiranë dhe kur kthehej në Strasburg e «  pikturonte rozë » realitetin e zymtë shqiptar; ndërsa, Komisioneri holandez  i BE-së, Van den Broek donte të çelte negociatat për antarësim në BE qysh më 1996.  Ishin krizat e vitit 96-97 që nxorrën sheshit dëmet e mëdha  të mbështetjes « pa fre » ndaj PD-së. Natyrisht, dhe me «  ndihmën » e  PS-së, e cila po « plaste » nga grindjet dhe përçarjet e brendshme; ato shpërthyen në fillim të muajit Korrik 1996, me « Mocionin « e çuditshëm  absurd të Nanos nga burgu që e zhyti PS në një rrugë pa krye; kur delegacioni i opozitës së bashkuar sapo ishte kthyer nga Brukseli ku kishte sensibilizuar me fakte prekëse  masakrën zgjedhore te 26 Majit. U desh kriza dhe  shembja e  firmave piramidave që më në fund ajo të vihej në krye të protestave masive.

Për rrjedhojë, gjatë periudhës 1997 – 2005, mbështetja  ndërkombëtare kaloi natyrshëm pothuajse totalisht te PS-ja; veprim i drejtë ndërkombëtar  përballë sfidave dhe arritjeve të spikatura të asaj periudhe; nga rindërtimi i shtetit dhe  imazhit të vendit; miratimi i Kushtetutës së re,  reformat e shumta, etj ; por, qeverisja e atëhershme pati dhe shumë probleme, sidomos në mandatin e saj të dytë; duke filluar nga rishfaqja e grindjeve të brendshme deri në rrëzimin e qeverisë nga vetë mazhoranca e saj; mbi të gjitha,  cënimi i votës  me «  Dushkun » më 2001.

Megjithatë, ndërkombëtarët e mbështetën PS-në, duke u mjaftuar me zgjedhjen kompromis me konsensus të Presidentit nga opozita. Kjo e fundit do thënë se veç zhgënjimit me qeverisjen e saj të dështuar kishte humbur besimin perendimor me qëndrime të gabuara dhe të dhunshme; sidomos me rebelimin e 13 Shtatorit 1998.

Veç kësaj, komuniteti ndërkombëtar ndeshej me disa sfida serioze, si Pakti i Stabilitetit dhe Procesi i Stabilizim-Asociimit, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, bashkimi me koalicionin  e madh  në Irak dhe Afghanistan, ku qeveria kishte rolin e vet të vlerësuar.

Gjithsesi, kjo mbështetje dhe besueshmëri filloi të pësonte krisje nga fundi i mandatit të dytë, kur korrupsioni  po shënonte rritje galopante, kur po shtoheshin protestat nga opozita dhe nga brenda PS-së. Mosnënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit që teknikisht ishte gati për nënshkrim më 2005 ishte sinjali më i qartë i tërheqjes së mbështetjes politike ndaj saj.

Natyrshëm, me riardhjen e PD-së në pushtet, ndërkombëtarët e konkretizuan mbështetjen ndaj saj; e filluan me nënshkrimin e Marrëveshjes së lartpërmendur  më 12 Qershor 2006; më 10 Qershor 2007, G.W.Bush ishte i pari President amerikan në detyrë që vizitoi Shqipërinë. Mbështetja vijoi  me pranimin në NATO më 2008; në Prill 2009, BE-ja pranoi zyrtarisht kërkesën tonë për statusin kandidat, vetëm  dy muaj përpara zgjedhjeve të reja parlamentare. Nga ana e vet, Qeveria e asaj kohe  strehoi me kërkesën amerikane disa ujgurë në Tiranë dhe një sërë veprimesh të tjera. Më 2010, BE miratoi liberalizimin e vizave me ne, ndërsa më parë Kosova ishte shpallut shtet i pavarur i konfirmuar dhe nga GND-ja, ku do thënë se qeveria jonë  e asaj kohe bëri një lobim të fuqishëm  dhe efektiv.

Ndërkohë, opozita ishte çthurur dhe përçarë keq, ku ra në sy grupimi i  «  mendimit ndryshe » që u shmang në mënyrë jo fort bindëse, humbja në zgjedhjet e vitit 2009 dhe protestat e saj të vazhdueshme «  Hapni kutitë » por pa krijuar  bindje të ndërkombëtarët, humbjen e vetë Ramës në Tiranë në zgjedhjet vendore më 2011 ; veç kësaj, në vitin 2008 u bë Pakti Rama – Berisha për ndryshimet kushtetuese që i ngjante dhe « një muaji mjalti » mes tyre,  protesta e Çadrës e PS-së dhe greva e urisë që çuan në kompromisin te «  Krokodili » në Strasburg ; atje u zgjidh kriza e rëndë pas protestës së  dhunshme të 21 Janarit 2011.

Pas fitores së koalicionit PS/LSI në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, vërehet sërish një mbështetje e madhe ndërkombëtare ndaj tij e sidomos PS-së gjatë  8 viteve të fundit. Ndonëse, krahas arritjeve, janë vërejtur dhe dukuri të njohura negative. Por në të gjitha rastet, pavarësisht nga « gjynahet » qeveria ka dalë «  pa u lagur » kryesisht falë kësaj mbështetjeje të justifikuar.

Ndodh kështu mbasi interesat dhe stabiliteti gjeopolitik kanë dalë në plan të parë ndaj diplomacisë morale, dmth demokracisë dhe të drejtave të njeriut, etj. Janë shtuar ndjeshëm krizat dhe sfidat serioze ku bashkëpunimi me qeveritë, pavarësisht mangësive dhe mungesave të tyre demokratike është i detyrueshëm. Këtu mund të përmenden strehimi në vendin tonë i 3000 muxhahedinëve, ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kosovë, gatishmëria për të pritur azilantë, lufta ndaj terrorizmit, solidariteti pas tërmetit tragjik deri te kryesimi i OSBE-së 2020, etj.

Mjaft e rëndësishme të theksohet se SHBA/BE e kanë mbështetur fort këtë qeveri për shkak të realizimit me çdo kusht dhe çmim të kryereformave të drejtësisë dhe  zgjedhore. Megjithë vonesat dhe pengesat, këto dy reforma kanë marrë «  bekimin » e tyre, ndaj «  me hir apo pahir » do çohen deri në fund ; mirëpo, kjo është përgjegjësi e qeverisë, të cilës natyrshëm i duhen dhënë të gjitha hapësirat e mundshme.  Sa për  « kusuret » e saj, ato mund të gjykohen dhe më vonë.

Por, sërish, në këtë mbështetje,  në disa raste të tepëruar, ka « kontribuar » dhe lidershipi opozitar, me gafat e tij të pafalshme politike, të cilat i kanë kushtuar shumë brenda, por sidomos jashtë vendit. Djegja e nxituar dhe jo bindëse e mandateve parlamentare ishte aventurë e vërtetë politike, bashkë  me tubimet e dhunshme për rrëzimin e qeverisë dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore. Veç kësaj, ndryshe nga tradita e mëparshme e PD-së, këto hapa aventureskë nuk u konsultuan as me krahun e vet politik në shtetet dhe organizmat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, siç kanë pohuar  disa personalitete të huaja dashamirëse,  klasa jonë politike  « ua ka sjellë në majë të hundës« Ja, dhe në vitin 2017, BE-ja dhe SHBA dërguan emisarët e tyre kryesorë që ndihmuan në realizimin e Marrëveshjes  së 17 Majit pas « krizës së çadrave »

Mbas këtyre akteve/fakteve që dëshmojnë qartë se politika e të dy krahëve kryesorë është «  jek e jek » me ndërkombëtarët, pyetja tjetër e madhe është se cili do të jetë reagimi i mundshëm i këtyre të fundit në dhe për zgjedhjet e 25 Prillit.

Nisur nga përvojat e lartpërmendura por dhe interesat gjeopolitike, përparësi absolute për ta mbetet zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, njohja e tyre nga faktori ndërkombëtar, pranimi i rezultatit nga humbësi dhe krijimi i një qeverie të qëndrueshme me alternativa bindëse. Padyshim, të gjitha këto si rrjedhojë e natyrshme e « etjes dhe oreksit » të elektoratit për ndryshim të vërtetë cilësor.

Mirëpo këtë radhë, ndryshe nga më parë, komuniteti ndërkombëtar,  « nuk  di  se kujt t’ia prishë dhe kujt t’ia ndreqë » Kështu, një mandat i tretë radhazi për PS-në mbart dhe rreziqe, sidomos e vetme në pushtet. Askund, veç ndonjë vendi me prirje autoritariste nuk gjen një rast të tillë. Po, Merkel ka vërtet 15 vite si Kancelare, por vazhdimisht në koalicion me PSD-në, ashtu si dhe Austria për dekada me radhë.  Përjashtim bën vetëm Thatcher me 12 vite në pushtet, por paskëtaj ajo ra dhe konservatorët qëndruan shumë gjatë në opozitë.

Nga ana tjetër, modeli i Rilindjes, veç shumë arritjeve ka jo pak problematika dhe zhgënjime demokratike. Çuditërisht,  ajo ka kohë që po « hedh vickëla»  dhe ndaj BE-së. Edhe pse kjo e fundit i ka kaluar butë dhe me lezet disa « zullume » demokratike tonat që kanë bërë dhe «  xhiron e botës ».  Marrëveshja e 5 Qershorit ishte një nga këto «  vija të kuqe » ku komuniteti ndërkombëtar u investua drejtpërsëdrejti. Pavarësisht nga eufemizmat diplomatikë, ndryshimet kushtetuese të 31 Korrikut kanë lënë shije të hidhur te ta.  Po ashtu, pavarësisht sa të drejtë mund të ketë,  qeveria vazhdon të gabojë me thumbat, aludimet dhe insinuatat ndaj BE-së, vendeve të saj antare e sidomos Francës dhe Holandës për mosçeljen e negociatave dhe për vaksinat anti Covid – 19, të cilat i kemi shtjelluar hollësisht më parë.  Madje, javët e fundit nuk u kanë shpëtuar këtyre «  pickimeve » as Ambasada e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Mirëpo, këto veprime nuk ka si të mos krijojnë dyshimet dhe lëkundjet  e rastit, qoftë dhe «  nën zë »  te ndërkombëtarët, çka shihet qartë dhe në dokumentat  zyrtare të kësaj jave në Bruksel. Ca më tepër që tani SHBA/BE po i kushtojnë përparësi forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në përpjekje për të përmirësuar imazhin dhe për një profil sa më të pranueshëm, opozita  po tregohet më e kujdesshme dhe më e hapur; duke synuar që të shihet si garant dhe vazhdues i sigurt i interesave dhe projekteve  demokratike dhe gjeo-politike të SHBA-ve dhe BE-së.

Gjithsesi, gjendja e saj mbetet  më e dobët se më 2005 dhe «  fryma «  e ndryshimit të pretenduar nuk po ze ende vend. Opozita  po punon me alternativa dhe premtime, disi të bujshme dhe «  derë më derë » por nuk po shihen personalitete, artistë, sportistë në krah të opozitës, madje më shumë po përmenden ata që po largohen prej tyre. Veç kësaj, PD-ka humbur shumë besueshmëri me deklarimet e dy viteve më parë  se nuk do të shkonte në zgjedhje me këtë Kryeministër, i cili i kishte «  ditët e numëruara » se donin qeveri teknike dhe kështu me radhë. Ndërkohë, përzgjedhja sipas modelit perendimor e kanditaturave për deputetë rezultoi «  shumë zhurmë për asgjë » ose «  u mbars mali dhe polli një mi » Edhe koalicioni i saj u ngjiz minutat e fundit me shumë pikpyetje. Aty gjen parti  që shfaqen vetëm në zgjedhje, me të njëjtat fytyra politike si 30 vite më parë e që nuk  ngrohin, ca më pak të frymëzojnë. Disa prej tyre janë të ndara e të  përçara ose në « konflikt interesi » për çështje të mëdha dhe të njohura për «  divorcet » me PD-në dhe PS-në! Shto këtu dhe mini partitë e reja të ish VIPA-ve të larguar nga PD-ja dhe tablloja bëhet më e zymtë!

Për pasojë, dhe një fitore e mundshme e opozitës, mbart jo më pak andralla  dhe « dhimbje koke » si burim i mundshëm destabiliteti dhe në qeverisje.

Ndaj, në pritje të fazës vendimtare të fushatës zgjedhore, ndryshe nga viti 2005, edhe për ndërkombëtarët gjithçka mbetet e hapur, duke përfshirë, pse jo, edhe mundësinë e  një koalicioni të madh;  paskësaj, si i thonë fjalës «   duke parë e duke bërë » !

Tags: Jorgji Kote

Related- Posts

FOKUS

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.